Është Borussia Dortmund ekipi i katërt gjysmëfinalist i Kupës së Gjermanisë, pasi mposhti 0-3 modestët e Lottes. Tashmë verdhezinjtë gjejnë në gjysmëfinale Bayern Munchen.

Goli i parë u shënua në minutën e 57-të kur Pulisic i shërbyer me zgjuarsi nga Dembele e kaloi topin poshtë këmbëve të portierit Fernandez.

Në të 66-ën Andre Schurrle shënoi të dytin me një gjysmë kthesë brenda zonës, me mbrojtjen e Lottes që la shumë për të dëshiruar në mbulimin e kundërshtarëve. 7 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Schmelzer, ekzekutoi një goditje të lirë ku topi fillimisht u përplas në shtyllë e më pas përfundoi në rrjetë.

Tashmë Dortmund do të ndeshet me Bayernin për një vend në finalen e madhe, ndërsa çifti tjetër gjysmëfinalist është Moenchengladbach- Eintracht Frankfurt. Ndeshjet e këtyre dy takimeve do të zhvillohen më 25 prill./Supersport
 

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50

    Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?