Kupa e Italisë, Juventus mposht
Milanin,në gjysmëfinale e pret Napoli

Kupa e Italisë, Juventus mposht<br />Milanin,në gjysmëfinale e pret Napoli
Juventusi është skuadra e dytë gjysmëfinaliste e Kupës së Italisë ku do të përballet me Napolin.
 
Në çerekfinalen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në “Juventus Stadium” bardhezinjtë kanë mposhtur 2-1 Milanin duke u hakmarrë për humbjen në Superkupën e Italisë apo edhe humbjen në kampionat.
 
”Zonja e Vjetër” ka zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë duke shënuar edhe dy golat. Të parin e shënon argjentinasi Paulo Dibala në minutën e 10-të ndërsa goli i dytë është një perlë e boshnjakut Miralem Pjanic i cili mposht Donarumën me një super gjuajtje nga goditja e dënimit.
 
Milani i Montellës kujtohet vonë dhe realizon në fillim të pjesës së dytë me Bacca por deri në fund asgjë nuk ndryshon dhe Juvja mposht 2-1 Milanin në çerekfinalen e Kupës së Italisë.
 
Përcaktohet në këtë mënyrë edhe çifti i parë gjysmëfinalist i Kupës së Italisë Napoli-Juventus.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos