Kupa e Italisë, Pepe Reina:
Për “Zonjën e Vjetër” luajti arbitri

Kupa e Italisë, Pepe Reina:<br />Për “Zonjën e Vjetër” luajti arbitri
Në ndeshja e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, mes Juventus dhe Napolit,  ku skuadra e Massimiliano Allegri e mbylli ndeshjen me një fitore 3 me 1, nuk kanë munguar kontestimet.

Pretendime janë ngritur nga skuadra e Napolit për dhënien e dy penalltive nga ana e arbitrit, të cilat sipas lojtarëve të kësaj skuadre, nuk ishin penallti.

Nga ana tjetër Napoli ka deklaruar se nuk i është dhënë një penallti, e cila mund të ngushtonte rezultatin mes dy skuadrave.

I pari që ka reaguar pas ndeshjes ka qenë portieri i Napolit, Pepe Reina, i cili është shprehur se ndeshja u vendos nga arbitri.

“Kishim një pjesë të parë të mirë, e vumë në vështirësi Juventusin në pjesën e parë dhe bëmë shumë mirë punën tonë. Në pjesën e dytë incidentet ndryshuan gjithçka. Rezultati ndryshoi nga vendimet e gjyqtarit, në pjesën e dytë luajti ai, s’kishte më ndeshje. Kjo është e gjitha” , ka thënë Reina në një intervistë  pas përfundimit të ndeshjes.

Gardiani i portës napolitane e ka mbyllur intervistën e tij duke thënë se rezultati i ndeshjes ndryshoi nga vendimet e arbitrit.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit