Në Bernabeun që po rinovohet sonte në orën 21:00 do të luhet një superpërballje siç është derbi i Madridit mes Realit dhe Atletico-s. Dy rivalët e përbetuar luajnë në çerekfinale të Kupës së Mbretit dhe fituesi do shkojë tek 4 më të mirat, por gjasat që ndeshja të zgjidhet me shtesë janë të mëdha dhe nuk do të habiste asnjë. Kjo pasi në 5 ndeshje që Reali dhe Atletico janë përballur për Kupa të ndryshme, përfshirë edhe 2 finale të Champions League, kanë shkuar në shtesa për të zgjidhur fituesin.
Sa i përket Kupës së Mbretit Atletico është më e predispozuar për të kërkuar trofeun, pasi është shumë mbrapa në La Liga, ndërsa në Champions League është eliminuar. Sonte ‘el colchoneros’ kanë vetëm mungesën e Marco-s Llorente, ndërsa te Real Madrid Carvajal, Tchuameni dhe Hazard me shumë mundësi janë të padisponueshëm për Ancelotti-n.
Trajneri italian i ‘galaktikëve’ para derbit e ka pranuar se janë favoritë, ndërsa është shprehur shumë i lumtur që skuadra rikthehet të luajë në Bernabeu pas gati 2 muajsh. Sakaq trajneri i Atletico-s Cholo Simeone kërkoi të evidentonte faktin se Real Madrid ka një skuadër me shumë yje në fushë, duke iu shmangur pyetjes për emra të veçantë.
Sakaq derbi do jetë special për Vinicius Junior, brazilianin i cili me Realin ka debutuar në derbi kundër Atletico-s, është fyer në mënyrë raciste nga këto të fundit, ka ngënë shumë shqelma nga kundërshtarët në fjalë, por më e rëndësishmja nuk ka shënuar kurrë ndaj tyre.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kualifikueset e Euro 2024, kush e fiton ndeshjen Poloni-Shqipëri?
-
Polonia
34.9%
-
Shqipëria
44.1%
-
Barazim
21.1%
Vota total: 304
Lajme të tjera
-
Karrierës brilante i vjen fundi, ish-sulmuesi i Real Madrid-it e mbyll me futbollin e luajtur
21 Mars, 11:45
-
VIDEO/ Përmbysje e çmendur në shtesë, Barcelona fiton 'El Clasicon' me Real Madridin! Katalanasit shkojnë +12 pikë
19 Mars, 23:04
-
E diela magjike e futbollit, jo vetëm derbi italian! Në Spanjë 'El Clasico' Barça-Real vendos shumë për titullin
19 Mars, 11:52
-
Të dielën luhet 'el classico', Barcelona publikon listën e futbollistëve të ftuar, mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm
18 Mars, 14:03
-
Lajm i keq për Barcelonën para 'El classico'-s, 'diamanti' i skuadrës dëmtohet në stërvitje
17 Mars, 15:55
-
Champions/ Shorti përballë Milanit, Ancelotti: Jo, e dua në finale! Napoli shkruan histiorinë, pas 17 vitesh 3 skuadra italianë në çerekfinale
16 Mars, 10:10
-
GOLI/ Real Madrid 'mbret' në Champions, 'Galaktikët' mposhtin Liverpool-in dhe kalojnë më tej
15 Mars, 23:03
-
Champions League/ Tre skuadra italiane në çerekfinale, Napoli tripletë Frankfurt-it! Real Madrid mund Liverpool-in në 'Bernabeu', spanjollët kalojnë më tej (GOLAT)
15 Mars, 22:58
-
'Tym i bardhë' në Madrid, Benzema gjen akordin për zgjatjen e kontratës me Realin
15 Mars, 22:30
-
Akuzat që 'fundosin' Barcelonën për korruptimin e arbitrave, Real Madrid mbledh urgjentisht bordin e drejtuesve
12 Mars, 14:29
-
Ancelotti paralajmëron lojtarët e Real Madrid para ndeshjes me Liverpoolin: Na duhet i njëjti qëndrim në lojë
12 Mars, 09:07
-
VIDEO/ Real Madrid rikthehet te fitorja pas dy ndeshjeve, 'Galaktikët' fitojnë me Espanyolin! Valencia del nga zona e ftohtë
11 Mars, 22:58