Kupa e Mbretit, Reali eliminohet
pas barazimit me Celta Vigon

Kupa e Mbretit, Reali eliminohet<br />pas barazimit me Celta Vigon
Reali Madrid nuk ka mundur të kualifikohet në gjysmëfinalen  e Kupës së Mbretit, pasi ka arritur të marrë vetëm një barazim përball Celta Vigo.

Goli i parë i takimit u shënua nga mbrojtësi i Realit, Danilo, i cili e shënoi në portën e tij, duke e dërguar skuadrën në pushim në disavantazh.

Vetëm në minutën e 62-të të ndeshjes, Christiano Ronaldo, do të shënonte golin e barazimit për “Los Blancos”, nga një gjuajtje e lirë.

Ndërkohë në minutën e 85-të gjërat do të vështirësoheshin sërish për Realin, pasi Daniel Wass, do të shënonte golin e dytë për Celta Vigo.

Reali arriti të reagonte në minutën e 90-të, ku Lucas, do të shënonte golin e barazimit pas një asistimi shumë të bukur nga Benzema, por barazimi nuk mjaftoi që skuadrën e Zidan të vazhdonte në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos