Kupa e Shqipërisë, Tirana mund
Kukësin, Besëlidhja suprizë në Vlorë

Kupa e Shqipërisë, Tirana mund<br />Kukësin, Besëlidhja suprizë në Vlorë
Përballjet e para çerekfinale në Kupën e Shqipërisë nuk arritën dot t’i japin avantazhe të mëdha asnjë prej 8 ekipeve të mbetura në garë, pasi 3 prej sfidave u mbyllën me diferencë vetëm një gol, ndërsa tjetra në barazim. Gjithsesi suprizat nuk munguan, pasi Besëlidhja fitoi 2-1 në Vlorë ndaj Flamurtarit.

Fiton Tirana
Tirana mundi 2-1 Kukësin në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe shpreson që të paktën me këtë turne, ta kthejë në favor sezonin e saj me oshilacione. Të mbështetur nga vetëm një grusht tifozësh për shkak të polemikave me presidentin, bardheblutë morën avantazhin si për ironi të fatit me djalin e aksionerit kryesor.

Grend Halili i dha epërsinë Tiranës me një gol të bukur. Pas golit Tirana vazhdoi të ishte e rrezikshme dje iu afrua disa herë golit të dytë, por në të 39-tën Eder i vetëm përballë Koçit gaboi nga mjaft pranë duke përplasur topin në traversë.

Fati u duk se nuk ishte me Tiranën as në të 45-tën kur Koçi ndali Takun e më pas topi përfundoi te Gilman Lika goditja e të cilit u frenua nga Shameti para portës së boshatisur. Gjithsesi goli vonoi vetëm pak sekonda sa u ekzekutua dhe goditja e këndit me Takun që këtë herë goditi fortë për në rrjetë. Në fraksionin e dytë Kukësi ngushtoi diferencën me Imamin, e pikërisht kjo duket se rivendos kualifikimin në ankand.

Reagimi i Tiranës ishte i menjëhershëm por dhe Taku në rrugën e tij drejt golit të 3-1 gjeti traversë. Pas dy javësh tashmë në “Zeqir Ymeri” bardheblutë do të kenë në dispozicion dy rezultate nga 3.

Barazon Skënderbeu
Nuk pati fitues në sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Skënderbeut pasi 90 minutat mes tyre u mbyllën 1-1. Të dy golat e sfidës u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes.

Laçi kaloi në avantazh falë golit të Kanaparit pas pasimit të Nikës dhe u duk se kurbinasit po e fitonin këtë ndeshje. Por në minutat shtesë, Osmani barazim për Ujqërit e Dëborës, gol i rëndësishëm për kampionët e vendit duke qenë se ndeshjen e kthimit do ta luajnë në Korçë.

Me rezultatin 1-0 fitoi Vllaznia ndaj Teutës në stadiumin “Loro Boriçi”. Një supergol i Tafilit në pjesën e parë u mjaftoi shkodranëve për të marrë avantazhin në këtë përballje të parë të çerekfinaleve.

Surpriza në Vlorë
Fitore surprizë 2-1 për Besëlidhjen ndaj Flamurtarit në Vlorë. Me lezhjanët që ndëshkuan ekipin bregdetar me Kamara dhe Marashin. Smajli e prishi disi festën e surprizës së Kupës pasi humbi një penallti dhe shkaktoi autogolin që rihap llogaritë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos