TIRANË - Këtë të martë në ambientet e "Shtëpisë së Futbollit" në kryeqytet, u hodh shorti i fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Tetë skuadrat ishin të ndara në dy grupe, ndërsa sfidat që dolën pas hedhjes së goglave premtojnë emocione.
Kampionët në fuqi të këtij eventi, Dinamo, luan kundër Tiranës në derbin e kryeqytetit. Ndërkohë që AF Elbasani ka një përballje të vështirë kundër Partizanit. Egnatia gjen Teutën, ndërsa Vllaznia luan kundër Bylisit me sfidën e parë që zhvillohet në Ballsh.
Çiftet çerekfinaliste:
Teuta - Egnatia
Tirana - Dinamo
AF Elbasani - Partizani
Bylis - Vllaznia
Faza çerekfinale e Kupës do jetë me takime vajtje-ardhje. Sfidat e para çerekfinale janë planifikuar të zhvillohen më 11 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 4 mars.
Komente







