Kupa e Shqipërisë/ Korabi shtang Tiranën kampione! Kualifikohen Kukësi, Partizani, Teuta, Skënderbeu dhe Dinamo

Tirana, ekipi kampion i Superligës, është eliminuar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë nga Korabi. Në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet ka ndodhur e papritur në kohën shtesë, ekzaktësisht në minutën e 119, kur ekipi dibran realizoi me Skukën.

Ndërkohë Partizani i Ilir Dajës është kualifikuar kundër Apolonisë me rezultatin 1-0. Goli i Braunit në minutën e 19 ishte vendimtar për të kuqtë për të kaluar në çerekfinale. Në tetë më të mirat është kualfikuar me lehtësi Teuta, e cila nuk u kursye duke shkatërruar 5-0 Kastriotin.

Në Korçë Skënderbeu e ka patur shumë të lehtë duke u kualifikuar me rezultatin 3-0 kundër Pogradecit.

Më vështirësi për më tej ka kaluar edhe Kukësi, që fitoi 2-1 kundër Besës së Kavajës. Për këtë ndeshje verilindorët nuk patën në pankinë trajnerin Skënder Gega që sot është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Sakaq Dinamos iu desh koha shtesë për të prerë një biletë në përballjen me Bylisin. 90 minutat u mbyllën 1-1, ndërsa në shtesë goli i Da Silva-s i dha kualifikimin ‘nëndetses’.

Ndërkohë të premten do të jetë radha e Vllaznisë për t’u përballuar me Elbasanin, në një ndeshje që duket e lehtë në letër pavarësisht se futbollisti Mevlan Adili pretendon të kundërtën.

Sakaq ky tur i Kupës së Shqipërisë mbyllet të shtunën me ndeshjen Laçi-Egnatia.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi Izraelit ndaj Iranit, Blinken refuzon të përgjigjet nëse SHBA kishte dijeni: Ne nuk ishim të përfshirë

Sulmi Izraelit ndaj Iranit, Blinken refuzon të përgjigjet nëse SHBA kishte dijeni: Ne nuk ishim të përfshirë