Pas ndeshjeve të zhvilluara dje në raundin e parë të Kupës së Shqipërisë, janë përcaktuar edhe sfidat e turit të dytë të kompeticionit, ku 16 skuadra do të përballen mes tyre për një vend në fazën pasuese të turneut, sipas skemës së miratuar në fillim të sezonit.

Ashtu siç pritej, dy skuadrat e Superligës kanë arritur të kualifikohen më tej. Vora do të sfidojë Sopotin, që surprizoi me eliminimin e Erzenit, ndërsa Flamurtari do të përballet me Tomorin, i cili kaloi automatikisht në turin e dytë pas tërheqjes së Valbonës.

Përtej këtyre dueleve, përplasjet mes ekipeve të Kategorisë së Parë pritet të jenë mjaft të zjarrta, teksa çdo skuadër synon të vazhdojë rrugëtimin në këtë aktivitet. Në turin e tretë, garës do t’i bashkohen edhe skuadrat e mbetura të Superligës, duke e bërë Kupën e Shqipërisë edhe më tërheqëse.

Edhe ndeshjet e turit të dytë do jenë me një takim.

Raundi i dytë i Kupës së Shqipërisë:

Skënderbeu - Iliria

Vora - Sopoti

Besa - Kukësi

Pogradeci - Korabi

Laçi - Luftëtari

Flamurtari - Tomori

Burreli - Kastrioti

Apolonia - Lushnja