Këtë të mërkurë janë zhvilluar 13 ndeshjet e radhës për turin e parë të Kupës së Shqipërisë, me disa klube të njohura që kanë marrë biletën për në fazën e radhës.
Në stadiumin e Orikumit, Flamurtari mori fitoren e parë sezonale, duke mposhtur 5-0 Naftëtarin. Golat për vendasit u shënuan nga Ememe, Murataj, Oshafi, Ramani dhe Bangaly.
Me pesë gola fitoi edhe Besa, që mposhti Shkumbinin. Iliria kaloi Luzin, ndërsa Vora e Superligës përmbysi 6-2 Maliqin. Një biletë për më tej e morën edhe klube si Pogradeci, Lushnja, Apolonia apo Luftëtari.
Në Korçë, Skënderbeu dhe Basania barazuan 2-2 në kohën e rregullt, me ndeshjen që shkoi në shtesë dhe vendasit fituan 5-2. Edhe Kukësi me Tërbunin e mbyllën kohën e rregullt në barazim, 1-1, duke iu drejtuar shtesave. Kukësi në fund fitoi 3-1.
Kupa e Shqipërisë, turi i parë:
E martë, 14 tetor 2025 - 13:30
Korabi 4-1 Veleçiku
Laçi 3-1 Këlcyra
E mërkurë, 15 tetor 2025 - 13:30
AF Luftëtari 2-0 Oriku
Apolonia 3-0 Besëlidhja
Besa 5-0 Shkumbini
Burreli 3-1 Albanët
Erzeni 0-2 Sopoti
Flamurtari 5-0 Naftëtari
Iliria 5-1 Luzi
Kastrioti 3-2 Devolli
Valbona - Tomori (Tomori kalon më tej, Valbona është tërhequr nga gara)
Kukësi 3-1 Tërbuni - (pas shtesës, koha e rregullt u mbyll 1-1)
Lushnja 2-1 Butrinti
Pogradeci 4-0 Delvina
Skënderbeu 5-2 Basania (pas shtesës, koha e rregullt u mbyll 2-2)
Vora 6-2 Maliqi
Komente











