Është mbyllur turi i parë eliminator i Kupës së Shqipërisë me të gjithë skuadrat e Superiores të cilat kanë siguruar kualifikimin. Pas Partizanit dhe Tiranës dje, sot ka qenë radha e Kukësit, Skënderbeut, Flamurtarit, Kamzës, Teutës, Luftëtarit.
Më shumë vështirësi ka hasur Kastrioti pas barazimit 1-1 në transfertë. Skuadrën krutane kundër Korabit e ka nderuar goli i Markut në ndeshjen e kthimit. Ra në sy kualifikimi i Laçit me rezultatin e përgjithshëm 14-0 kundër Naftëtarit. Skuadra kurbinase pas fitores 0-5 në transfertë, në takimin e dytë ka shpërtalluar 9-0 kundërshtarët.
Ndërkohë Dinamo i ka dhënë fund aventurës në këtë kompeticion pasi është eliminuar nga Egnatia, ndërsa Vllaznia me golin në ekstrem të Gurishtës ka likuiduar Burrelin.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme, Grupi A
Erzeni-Besëlidhja 1-3 (0-2)
Egnatia-Dinamo 0-0 (1-0)
Kastrioti-Korabi 1-0 (1-1)
Vllaznia-Burreli 1-0 (1-1)
Skënderbeu-Veleçiku 4-0 (3-0)
Luftëtari-Vora 1-0 (4-0)
Kamza-Besa 2-1 (2-0)
Dje
Partizani-Tërbuni 4-0 (1-0)
Ndeshjet e sotme, Grupi B
Kukësi-Oriku 4-1 (2-1)
Flamurtari-Shkumbini 1-0 (1-0)
Teuta-Turbina 4-2 (3-0)
Lushnja-Shënkolli 2-2 (2-1)
Bylis-Tomori 4-1 (1-2)
Apolonia-Pogradeci 3-2 (1-0)
Laçi-Naftëtari 9-0 (5-0)