SHBA- Gjykatësi federal John Gleeson i Qarkut të Nju Jorkut lindor thotë se dokumentet e quajtura "deklaratat e arsyeshme" janë një mënyrë fakultative dhe këtu mes të tjerëve shqyrtohej rasti i bosit shqiptar të kokainës, Lulzim Kupit, të arrestuar këtë vit për trafik kokaine e lidhje me familjen Gambino. Politika dhe dënimet minimale të detyrueshme për veprat penale të drogës ka fuqizuar qeverinë, duke i dhënë të drejtë të anulojë në mënyrë efektive të drejtën kushtetuese për gjykim.
Lulzim Kupa, emigranti shqiptar u dënua në vitin 1999 dhe 2007 për shpërndarjen e marihuanës. Lirohet nga burgu në vitin 2010 dhe sërish angazhohet në trafikimin, këtë herë të kokainës, të mjaftueshëm për të marrë akuza që përfshijnë një dënim prej 10 vitesh. Më 5 mars 2013, prokurorët i ofruan që në këmbim të marrjes së fajësisë, ai të dënohej 110-137 muaj burg, por oferta do të përfundojë ditën e ardhshme. Kupa e hodhi poshtë ofertën, kështu që më 15 mars prokurorët ngritën një "informacion paraprak", bazuar në nenin 851, duke përmendur dy dënime për marihuanë dhe propozuan një tjetër marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, që përfshin rreth 9 vjet burg.
Kupa tha se “Unë dua ta pranoj fajësinë, i nderuar gjykatës, para se gjërat të keqësohen". Më 12 gusht Antidroga ka zbuluar një linjë të trafikut të drogës, ku bosët korruptonin zyrtarë të lartë e bisnesmenë, duke përfshirë ndërtesat ekskluzive në Manhattan, për të nënshkruar për paketat që përmbanin kokainë. “Neë York Post” ka mësuar se zyrtarët e dinin shumë mirë se diçka po ndodhte, ndërsa veprimet mes të tjerave u kryen nga agjenti i DEA-s Erin Mulvey. Përveç Kupës u kap edhe Nezer Papraniku, të cilët pranuan fajin.
Më 26 shtator 2013, vëllai i Lulzimit, Afrim Kupa, i njohur për lidhjet e tij me klanin mafioz “Gambino”, i cili operonte në fushën e trafikut të drogës, është dënuar me 10 vjet burg nga drejtësia amerikane. Kupa njihej për lidhjet e tij me krerët e krimit të familjes mafioze Gambino dhe me kreun e klubit “King Club”, Kris Paçiello. Kupa u arrestua bashkë me gangesterët Xhuzepe Skalafani dhe Neil Lombardo në vitin 2011, anëtar i organizatës mafioze të “Cosa Nostras”, Gambino.
Shkrimi u publikua sot (27.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com