Kupa/ Të martën çerekfinalet e kthimit! Partizani 20 vite pa e fituar, trajneri Shehi: Motiv për t’ia dalë

4 ditë pas fitores 3-0 në kampionat, të martën në Arenën e Demave, do luhet sërish Partizani-Kukësi, por këtë herë për çerekefinalet e Kupës. Në ndeshjen e parë Partizani fitoi 0-1 në Kukës dhe ndeshja duket e lehtë në letër, aq më shumë që verilindorët po kalojnë një situatë shumë të vështirë, duke qenë pretendët kryesore për të rënë nga Superliga.

“Kemi vlerësimin maksimal për të kaluar në gjysmëfinalen e Kupës pavarësisht pa vënë në dukje momentin  që po kalon kundërshtari. Duam të jemi ne gjysmëfinalist të Kupës dhe të jemi ne ata që bëjnë më të mirën,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Partizanit.

Vetëm Tirana ka 1 trofe më shumë se Partizani në Kupën e Shqipërisë, që numëron 15, por të kuqtë kanë 20 vite që nuk njohin sukses në këtë kompeticion. I fundit në 2004.

“Është një shtysë tjetër kjo statistikë që ne ti shkojmë deri në fund dhe ti marrim maksimumin këtij kompeticioni,”-tha Orges Shehi, trajner i Partizanit.

Partizani-Kukësi do jetë në orën 17:00, ndërsa në orën 13:30 të së martën do jetë çerekfinalja tjetër e kthimit mes Egnatias dhe Laçit. Përballja e parë në kurbin përfundoi 0-1 në favor të rrogozhinasve, ndërsa në këtë ndeshje do debutojë si trajner i Laçit shkodrani Armando Cungu.  

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen