Teuta ka mësuar sot kundërshtarin për fazën e parë kualifikuese të Champions League. Goglat e rrotulluara në Zyrih caktuan si rivalët të kampionëve të Shqipërisë Moldavët e Sherif Tiraspolit.
Ndërkohë po në Zyrih u hodh shorti edhe për Konference League, kompeticionin e ri që merr jetë këtë sezon dhe që finalen e luan në Air Albania. Vllaznia e cila është rikthyer pas 10 vitesh në Europë do përballet me boshnjakët e Shiroki Brijeg. Partizani ka peshkuar moldavët e Stinful George, ndërsa Laçi do ndeshet me Podgoricën e Malit të Zi. Përballjet e para do jenë me 8 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit me 15 korrik.