Ministria e Financave ka shpallur 511 fituesit e parë të Lotarisë së Kuponëve Tatimorë. Një qytetare nga Shkodra, Valbona Lleshi rezulton të jetë fituesja e çmimit të parë duke përfituar 1 milionë lekë të reja.
Ajo ka dorëzuar në Ministri 130 kuponë tatimorë që kanë një vlerë prej 7,337,778 lekë.
Çmimin e dytë e kanë marrë 10 fitues, që do të fitojnë nga 100 mijë lekë secili.
Vihet re se në këtë kategori konkurrentët kanë dorëzuar nga 32 fatura deri në 3 mijë fatura tatimore.
Nga 15 mijë lekë do të marrin 200 fituesit e kategorisë së tretë dhe nga 10 mijë lekë 300 fituesit e kategorisë së katërt.
Kjo është lotaria e parë në Shqipëri përsa i përket lojës promocionale të Ministrisë së Financave. "Loja Promocionale e Kuponit Tatimor" është pjesë e fushatës sensibilizuese dhe promovuese të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe e mbështetur nga Ministria e Financave.
Kjo lojë ka si qëllim sensibilizimin e konsumatorit për tërheqjen e kuponave tatimor gjatë blerjes së produkteve apo shërbimeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë përsa i përket qëllimit të lojës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com