Lajm i mirë për kombëtaren shqiptare është edhe ndeshja tjetër e grupit në Ligën e Kombeve. Finlanda që në duelin e parë shkatërroi 0-7 San Marinon dhe që konsiderohet rivali i kuqezinjve për vendin e parë në grup, ka barazuar pa gola, 0-0, në ndeshjen e dytë të kundër Bjellorusisë. Fillimisht Finlandës dhe më pas Bjellorusisë iu anulua një gol me VAR, por në fund të dy skuadrat ndanë pikët.
Në rast se Shqipëria ia del të fitojë ndeshjen e dytë të grupit kundër San Marinos atëherë do të marrë vendin e parë.
Lajmi kryesor:
Liga e Kombeve/ Thellohet diferenca, kombëtarja shënon golin e tretë kundër San Marinos
LAJMET MË TË VLERËSUARA










