TIRANË- Përfaqësuesja Kuqezi e futbollit ka mbërritur në Beograd rreth mesditës, për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e të martës ndaj Serbisë.
Sipas programit të përpiluar nga stafi drejtues i kombëtares shqiptare, djetmë e Xhani De Biazit do të zhvillojnë në mbrëmje një seancë stërvitore, të fundit para sfidës, në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja nesër. Përballja mes Serbisë dhe Shipërisë do të luhet në orën 20:45 dhe do të jetë ndeshja e tretë për kuqezinjtë në grupin I, ndërsa për Serbinë, ndeshja e dytë pas barazimit 1-1 me Armeninë të shtunën në fushën armene.
Ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Europianit "Franc 2016" merrë një rëndësi thelbësore për rrugëtimin e kombëtares sonë drejt europianit të 2016-ës, duke parë dhe renditjen në gurp, ku Shqipëria ndan vendin e parë me Danimarkën. Kuqezinjtë të renditur në gurpin "I" kanë grumbulluar 4 pikë, një fitore (në Portugali ndaj iberkiëve me rezultatin 1-0) dhe një barazim (Të shtunën në "Elbasan Arena" ndaj Danimarkës 1-1), ashtu si edhe nordikët, ndërsa Serbia me Armeninë janë në kuotën e 1 pikëve , Portugalia mbyllë grupin me 0 pikë.
Shqipëria ka nisur mjaft mirë rrugëtimin e saj, me një fitore të mrekullueshme në gadishullin iberik përballë Portugalisë, por "ngeci" vetëm në një barazim përballë Danimarkës, pranaj dhe ndeshja të martës bëhet thelbësore për djemtë e Xhani De Biazit.  /ATSh/