Shumë fansa të goditjes me shigjeta zhvillojnë si çdo vit në Britaninë e Madhe, kampionatin e gjuajtjes me bizele për të 44-ën herë. Ky aktivitet u krijua fillimisht për të ndihmuar një fshat financiarisht, ndërsa tani ai është kthyer në një event ndërkombëtar. Kjo për shkak të apasionuarve të shumtë që marrin pjesë, pasi gjuajtja me shigjeta luhet shumë nga britanikët, e është sport që praktikohet dhe në shkolla. 

Një nga garuesit shprehet se loja në fakt është shumë e thjeshtë dhe e këndshme dhe mjafton ta praktikosh disa herë për të arritur rezultate të mira. Gjuatja me shigjeta është modifikuar dhe në fakt loja zhvillohet me kokrra bizeleje të cilat fryhen nëpërmjet një fyelli për tu ngjitur më pas në materialin e brumtë që shërbën si tabelë qitje. 

Distanca që mbajnë lojtarët është 12 hapa dhe duhet shumë fuqi për ta fryrë bizelen sa më shumë, në mënyrë që të jesh i saktë në goditje. Pikët numërohen bazuar në vendin ku godet bizelja dhe në fund kampion shpallet ai që shënon më pranë qendrës. 

Ky lojtar është fitues prej disa vitesh dhe ka kohë që ka krijuar një model fyelli me lazer për të kuptuar më mirë shënjestrën ku do të godasë, dhe ai tregon se kjo e ka ndihmuar vërtet shumë. 
Ish kampioni i mëparshëm tregon se ndryshe nga sportet e tjera në këtë rast nuk të ndihmon fuqia, por teknika e mirë, insistimi dhe saktësia.

Fillimisht në gjysëm finale ata shënojnë me nga 5 bizele njëherësh, ndërsa finalistët munden të bëjnë 10 gjuajtje të njëpasnjëshme. Kampionati zhvillohet në lojra të ndara mes femrave dhe mehskujve. 

Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)