'Kur do të pushoni duke gënjyer? ', Mitsotakis, debat me gazetaren holandeze: S'mund të vish në Greqi dhe të më ofendosh
Kryeministri grek dhe gazetarja holandeze
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është përfshirë në një debat me një gazetare holandeze, në lidhje me politikat e qeverisë së Greqisë për emigrantët.
Gjatë konferencës për shtyp në Athinë me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, gazetarja Ingeborg Beugel iu drejtua Mitsotakis duke i thënë: 'Pse gënjeni për kthimin mbrapsht të emigrantëve? Kur do të pushoni së gënjyeri? Gënjeshtra për atë që po ndodh me refugjatët në Greqi'. Ajo vijojë më tej duke thënë se ky është një "abuzim narcist".
Mitsotakis hodhi poshtë akuzat, ndërsa i tha se nuk mund të pranonte që 'të ofendohet populli grek".
"Kuptoj që në Holandë, ju keni një kulturë të shtrimit të pyetjeve të drejtpërdrejta ndaj politikanëve, që unë e respektoj shumë. Ajo që nuk do ta pranoj është që në këtë zyrë ju të më fyeni mua ose popullin grek me akuza e shprehje që nuk janë të mbështetura në fakte materiale. Në vend që të fajësoni Greqinë, ju duhet të fajësoni ata që kanë instrumentalizuar emigracionin duke i shtyrë në mënyrë sistematike njerëzit të dëshpëruar nga një vend i sigurt, sepse më duhet t'ju kujtoj se njerëzit në Turqi nuk janë në rrezik, ju duhet të fajësoni të tjerët, jo ne", iu përgjigj ai.
Mitsotakis tha se autoritetet, në përputhje me rregulloret e Bashkimit Evropian u kishin dhënë azil 50,000 njerëzve, përfshirë "dhjetëra mijëra afganë". Gazetarja e ndërpreu duke thënë se kushtet ishin "të tmerrshme".
I irrituar, Mitsotakis ia ktheu: "Shiko, nuk mund të hysh në këtë ndërtesë dhe të më ofendosh. A jam i qartë për këtë?"
Ai tha se një kamp i sapondërtuar, i financuar nga BE në ishullin e Samos ishte "i patëmetë... nuk ka krahasim me atë që kishim në të kaluarën".
"Kjo është politika jonë, ne do t'i qëndrojmë saj dhe nuk do të pranoj që dikush t'i drejtojë gishtin kësaj qeverie dhe ta akuzojë atë për sjellje çnjerëzore", shtoi ai.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë, transportohet në spital
24 Janar, 18:30
-
Fox News: Oficerët e emigracionit arrestuan qindra emigrantë pa dokumente
23 Janar, 16:52
-
I shtruar në spital në Athinë prej 3 javësh, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje të qëndrueshme, me përmirësim të vogël
23 Janar, 13:11
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Athinë/ Kryepiskopi Anastas në gjendje kritike, dy Mitropolitët e Kishës Orthodhokse e vizitojnë në spital
21 Janar, 15:08
-
Vijon kritike gjendja e kryepeshkopit Anastas, mjekët tentojnë zgjimin, por s’ka reagim! Mbetet në intubim
20 Janar, 13:32
-
Kryebashkiaku i Himarës, vizitë në spitalin ku është i shtruar Kryepeshkopi Anastas: Lutemi për Fortlumturinë e Tij
18 Janar, 13:48
-
Refuzoi Shqipërinë për Greqinë, ish-mbrojtësi i Kombëtares firmos në Portugali
17 Janar, 15:53
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Kryeministri i Greqisë propozon kreun e Parlamentit si kandidat për President
15 Janar, 12:13