Për të gjitha shtetet e Europës, të dielën e fundit të tetorit 2019, datë 27, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa.
Për vendet e Europës, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast, per te pasur nje ore me shume diell, ose drite, deri ne 29 mars 2020, kur do te kthehet serish ora verore.
Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.
Sipas 'The Guardian', në SHBA ora do të ndryshojë të dielën e parë të nëntorit.
Shumë mirë vetem vazhdoni keshtu ju uroj shendet
Përgjigju