‘Kur dola nga spitali kisha humbur 20 kg, u shpërfytyrova’/ Ish-deputeti i PS Fatmir Toçi rrëfen luftën e ashpër me Covid-19 dhe të vërtetat e kësaj beteje…( VIDEO)

TIRANË-Në një intervistë në “ Rreze Dielli’’ ish-deputeti i Ps dhe njëherazi botuesi Fatmir Toçi, tregoi vështirësitë që ka kaluar gjatë periudhës që ka qenë i infektuar me Covid-19.Një sëmundje e cila e përballi me shumë sfida dhe e bëri që t’i shënojë në një ditar që e ka kthyer në një libër, si një rrëfim për betejën që kaloi me armikun e padukshëm. Bashkëshortja e tij dhe njëkohësisht botuesja Irena Toçi  u shpreh se botimi I këtij libri vjen si një dëshmi historike për situatën që po kalojmë:

“ E kemi si anijen tonë të udhëtimit librin, jemi lidhur me të. Që në momenti që ishte në spital Fatmiri e ndjeu instiktivisht që ishte shumë e rëndësishmë situate që po kalonte dhe duhej të linte shënime qoftë edhe për ne, ai nuk e dinte nëse do të dilte nga ajo sallë. Instiktivisht ai na kërkoi të kishte disa fletore dhe stilolapsa në mënyrë që të shkruante dhe mbante shënime përdit. Të gjithë këto I solli me vete në shtëpi, kur I pamë të dy, menduam që do të ishte shumë të shkruhej ky libër.Këto janë kohë të vështira dhe ndoshta kjo dëshmi e shkruar edhe nëse nuk ndihmon tani  do të ndihmojë si një dëshmi historike për situatën që po kalojmë, të paktën këtu në Shqipëri” tha ajo.

Ai ka qëndruar 11 ditë i vetëkarantinuar në shtëpi dhe 44 ditë i shtruar në Spitalin Shefqet Ndroqi nga të cilat 33 ditë ka qenë në reanimacion (terapi intensive).

Z.Fatmir rrëfeu se periudha me e keqe tashmë ka kaluar, por ende është i dobët nga shëndeti ndërsa vazhdon të jetë në fazën e rikuperimit, ku vështirësia për të ecur gjatë dhe lodhja vazhdon të jetë një pasojë që nuk është zhdukur.

“Ndjehem shumë më mirë, kujtoj veten tashmë kur kthjellohem kur kam dal nga spitali kisha rënë 20 kilogram në peshë, I shpërfytyruar sic thonë familjarët e mi që patën kontaktin tim të parë me me mua. Akoma I pafuqishëm për tu mbajtur vet, për të ecur vetë, domethënë duke iu nënshtruar një regjimi tjetër në familje sikur do të isha në kushtet e spitalit, nuk zgjati pak por mbi një muaj” rrëfeu ai.

I pyetur se çfarë mendonte në momentet kur para syve të tij kalonin persona që e kishin humbur betejën me këtë sëmundje, ai u shpreh se edhe vet ka shkuar deri në atë pragë:

"Një njeri që ikën dhe nuk kthehet më në jetë, kështu që duke e parë nga kjo pikëpamje I përjeton këto skena, nuk I shmanget dot. Mendja në momentin e parë të shkon që larg qoftë mund të ishe ti në vendin e atij dhe unë në disa raste kam shkuar deri në atë prag. Bëhet njeriu edhe pak fatalist, kjo është edhe fat ndonjëherë sepse duke qenë përball një armiku të panjurë, frika ishte pjesë e atij kurimi ashtu sic ishte dhe shpresa  qe do t’ia dilja" tha ai. 

Ndërsa dha edhe një mesazh për jetën, se si duhet të sillemi e të jetojmë, pas luftës së vështirë që kalojë me armikun e panjohur:  

"Ne kemi ardhur në këtë jetë, për ta jetuar dhe nuk e dimë se cfarë ndodh mbas kësaj që nuk i shmangemi dot asnjherë kur të jetë momenti i duhur. Por që ta jetosh një jetë dhe të jesh i gëzuar gjatë jetës duhet të jesh I shëndetshëm nëqoftëse nuk je I shëndetshëm populli thotë nuk të qesh buza kurrë, nga dhimbjet, nga sëmundjet" pwrfundoi rrwfimin e tij pwr emisionin '' Rreze Dielli''. 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/01/2021 04:17

    Edhe une e kalova ne mes te Dhjetorit Covidin,megjithese mbaja maske ,prape me zuri.Diku duhet te kem bere ndonje gabim,o neglizhim,por e kalova shume te lehte.3 ditet e para ishin pak me te renda.Ne fillim ndjeva nje lodhje te pergjithshme dhe nje dhimbje trupi sikur kisha vrapuar Maratonen.Kjo zgjati vetem nje dite,kolla e lehte,teshtimat dhe temperatura e lehte me vashdoi vetem 3 dite.Keto 3 dite morra vetem dy here Tylenol/cold and flu,dhe me iken te gjitha keto simptoma,por pas kesaj per dy jave nuk kisha as nuhatje,as shije.Nuk isha ne gjendje te ndjeja as eren e klorit.Keto ishin te vetmet simptoma qe pata.Te them te drejten ,qe do me zinte Covidi ,nuk diskutohej,pasi punoj ne frontline,por kisha frike, sa rende do me zinte,kisha frike se mos perfundoja e intubuar,me probleme ne frymemarrje.Duket qe disa e kalojne rende,kurse disa,lehte.Arsyet mund te jene me qindra.Vetem mund te them qe jam me fat qe me kurseu nga vuajtjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja