Por në këtë familje të gjithë kanë lindur në të njejtën ditë dhe të gjithë festojnë së bashku.
Një çift australian Cailtin dhe Tom Perkins nga Dirranbandi, Queensland, kanë lindur në të njëjtën ditë, më 16 gusht të vitit 1986, me vetëm 50 minuta diferencë nga njëri-tjetri.
Mes të rinjëve lindi një dashuri me shikim të parë dhe të dy e kanë quajtur diçka të pazakontë faktin se të dy festonin në të njejtën ditë.
Por rastësia në fakt nuk mbaron me kaq, pasi edhe vajza e tyre Lucy Marie Perkins lindi në po të njejtën ditë me 16 gusht, kur dy prindërit e saj festonin 30-vjetorin.
Vajza e tyre erdhi në jetën një javë para kohe, me lindje natyrale duke i surprizuar prindërit e saj. Lindje të tilla ndodhin vetëm një herë në 48 milionë raste, ku nëna, babai dhe fëmija festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com