Është rast i rrallë, përveçse në raste krizash të mprehta, që një funksionar i lartë i Departamentit të Shtetit si Escobar, të vijë disa herë në Tiranë për të zgjidhur krizën në politikën shqiptare dhe më konkretisht atë në PD si dhe konfirmuar mbështetjen ndaj ambasadores së tyre.
Gjuha e përdorur nga ai në takimin e fundit ishte më e zbutur dhe kjo jo për faktin se janë penduar apo ndërruar mendim për Berishën, por thjesht se për ta ky është një problem i mbyllur, i tejkaluar.
Problemi amerikan në këto momente është të mos lenë vendin pa opozitë dhe Ramën pa oponencë. Gjithashtu edhe për t’u siguruar se lëvizja e Berishës nuk do të jetë në gjendje të destabilizojë vendin dhe nuk krijon të çara ku të depërtojë influenca ruse.
Ndërkohë në krahun tjetër po ndodh fenomeni i gomarit që ndërsa e çante ujku, lutej që kjo të ishte ëndërr. Vetë Berisha dje kaloi në delir duke deklaruar rastet se kur mund ta falte Amerikën për atë që i bëri. Në fakt Berisha është politikan i vjetër dhe nuk i beson as vetë këto përralla vetëm nëse nuk ka rrjedhur plotësisht.
Kurse ndjekësit e tij, i bien fort këtij krahu. Nëse i besojnë vërtet apo shtiren si të tillë, kjo pak rëndësi ka. E gjitha tregon sesa e vështirë është të sillet një pjesë e shqiptarëve si njerëz normal për më tepër që i akuzuari ka damkën kryesore atë të korrupsionit, pra hajdutërisë familjare. Është një damkë që do të stepte çdo njeri normal. Mirëpo jo vetëm Saliu që ka hall por pas i shkojnë edhe të tjerë. Kjo me siguri e habit botën e qytetëruar. Por të paktën ndjekësit e Saliut duhet të qartësohen se në këtë botën ku duam të shkojmë nuk janë shokët e Eskobarit që turpërohen dhe pendohen kur zënë hajdutët. Kaq duhet të mjaftojë që të mos i ngjajë gomarit në ditën e tij të zezë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2154
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Dy standardet/ Në 2009 nismë për lejimin e martesave gay, sot Berisha kopjon Trump: Vetëm 2 gjini, dënim për ata që përmendin Prindin 1 dhe 2
29 Janar, 21:51
-
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës
29 Janar, 21:48
-
Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit
29 Janar, 20:26
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet federale/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Kina lançon Deep Seek, eksperti i IT: Më rezulton më e saktë se Chat GPT! Shumë profesione po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale
29 Janar, 19:49
-
Xheni Karaj: Berisha luftë imagjinare kundër LGBTI, po kopjon Trump që t'i heqë ‘non grata’-n! VIDEO si mbrojti martesat brenda së njëjtës gjini
29 Janar, 19:37
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë
29 Janar, 19:08