Një kamion ushqimi multi-etnik ' toka të huaja' që shet shijshme në rrugët e Bolonjës është bërë një simbol i integrimit për shumë gra që vijnë nga vende të shkatërruara nga lufta ose tejet të varfra që përpiqen të kapërcejnë të kaluarën e tyre të vështirë.
Iniciativa e një organizate jofitimprurëse, Shoqata MondoDonna, po u siguron atyre strehim, mbrojtje dhe shansin të bëhen të pavarura përmes punës.
Ushqimi është gjuha universale e dhurimit dhe solidaritetit dhe këto gra kanë gjetur një mënyrë jo vetëm për të treguar kulturat e tyre, por edhe për t'u ofruar të tjerëve një shije të kuzhinës së tyre multi-etnike.
"Ato më treguan recetat e gjysheve të tyre, kështu që unë mund të ndihmoja në përgatitjen e tyre. Ato vijnë nga kultura të ndryshme, nga Ballkani në Jordani dhe Nigeri. Ne i morëm këto receta dhe i përpunuam për të formuar menynë e kamionit të ushqimit." ", tha shefi i kuzhinës dhe koordinatori i projektit Alberto Di Pasqua.
Sladjana, është njëra nga ato gra të cilat përfituan nga ky projekt, ajo iku nga bombardimet në ish Jugosllavi më shumë se 20 vjet më parë. Pasi arriti në Itali me dy fëmijët e saj, ajo u abuzua nga ish-burri për vite me radhë, por përfundimisht, ajo gjeti forcën për të filluar një jetë të re. Ajo ka gatuar byrekun, që e bënte gjyshja e saj në vendlindje dhe e ofron atë çdo ditë.
Eman, 53 vjeç vjen nga Jordania dhe specialiteti i saj është falafeli me humus.
Nuk duhet shumë për të shijuar një nga këto pjata, pak më shumë përpjekje për ta gatuar, por duhet shumë guxim, forcë dhe vendosmëri për të filluar një punë të re dhe mbi të gjitha një jetë të re.