PAMJET/ Kur George H.W. Bush e priste në Shtëpinë e Bardhë, Berisha tregon takimet: Humba mikun më të çmuar

Sot ndërroi jetë George H.W. Bush, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara (lexo këtu). Bush do të mbetet në memorien e shqiptarëve si njeriu që i vendosi vijën e kuqe Serbisë për Kosovën. Ai paralajmëroi Millosheviçin se në rast të një konflikti në Kosovë SHBA do të jenë gati të përdorin forcën ushtarake.  "Në rast se në Kosovë shkaktohet konflikt nga veprimet e Serbisë, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshme të përdorin forcë ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi", deklaronte Bushi asokohe dhe ashtu ndodhi.

Pas daljes së Shqipërisë nga komunizmi, në 1992 George H.W. Bush priti në një takim në Shtëpinë e Bardhë një delegacion shqiptar që kryesohej nga Sali Berisha. Ish-Presidenti shoqërohej nga Alfred Serreqi, i cili ka qenė ministėr i Punėve tė Jashtme të Shqipėrisė dhe Eduard Selami. Berisha përmes një statusi në Facebook shkruan se Bush ishte heroi i lirisë së kombit amerikan. Ish-kryeministri thotë se Bush ishte mbështetësi kryesor i përpjekjeve të shqiptarëve për ndërtimin e demokracisë në Shqipëri, ndërsa Serbisë i tregoi vijën e kuqe për Kosovën. Berisha shton se miqësinë me Bush do ta ruajë si miqësinë më të çmuar, ndërsa tregon edhe takimet në Shqipëri dhe Teksas. “Por sot në dhimbje jemi dhe unë dhe familja ime, pasi kam humbur mikun tim më të shquar, më të dashur. Une kam patur fatin dhe privilegjin e veçantë të gëzoj miqesinë e tij, të cilën do ta ruaj perjetë si gjenë më të çmuar”thotë Berisha.

STATUSI I PLOTË I SALI BERISHËS
Dielli u shua per Heroin e lirise se kombit amerikan dhe mbare njerezimit, Presidentin George H Bush! Te dashur miq, per mikun e madh te shqiptareve, heroin e lirise se kombit amerikan dhe mbare njerezimit, ish presidentin e SHBA, George H Bush dielli u shua pergjithmone! Kjo eshte nje dite dhimbje dhe zie per kombin e madh amerikan, qe kishte tek Ish presidenti Bush heroin e pavdekshem te lirise se tij, i cili ne moshen 18 vjecare, si pilot i flotes se SHBA luftoi me guxim te jashtzakonshem per lirine e vendit te tij dhe mbare njerezimit. SHBA dhe kombi amerikan humben sherbetorin e tyre me te perkushtuar te kohes, amerikanin e madh, burrin, shtetasin qe me karakterin e rralle, virtutet, integritetin, fisnikerine, vizionin e tij permbushi me nder e dinjitet ne nje karriere brilante te gjitha detyrat, misionet e medha, ne diplomaci, Kongresin, drejtimin e Agjensise Qendrore te Zbulimit dhe ne Shtepine si Zevendes President dhe me pas si Presidenti i 41 i SHBA. Por sot ne dhimbje dhe zi jane popujt liridashes te botes dhe ne veçanti popujt qe vuajten nga diktaturat komuniste, te cilet humben sot mikun e madh te çlirimit te tyre nga regjimet e tyre totalitare. Presidenti i George H Bush perdori fuqine e vendit te madh te lirise per te mbeshtetur renien e perdes se hekurt dhe clirimin e popujve te shtypur nga regjimet komuniste. Ai, si nje shtetar vizionar mbeshteti renien e murit te Berlinit si fitore te lirise se kombit gjerman por dhe mbare njerezimit.

Ne dhimbje dhe zi eshte sot kombi yne, qe kishte tek presidenti George H Bush njerin prej miqve me te dashur, me te medhenj, me kryesor te te gjitha koherave te lirise se tij. Presidenti George H Bush ishte mbeshtetesi me kryesor i perpjekjeve te shqiptareve per ndertimin e demokracise ne Shqiperi dhe me ultimatumin, vijen e kuqe te krishtlindjeve te vitit 1992, ai mbrojti qytetaret e Kosoves nga barbarite e Kasapit te Ballkanit. Por sot ne dhimbje jemi dhe une dhe familja ime, pasi kam humbur mikun tim me te shquar, me te dashur. Une kam patur fatin dhe privilegjin e veçante te gezoj miqesine e tij, te cilen do ta ruaj perjete si gjene me te çmuar. Ne hapat e mia te para ne politike kam patur nderin e madh te pritem nga Presidenti George H Bush ne Shtepine e Bardhe ne vitin 1992 si presidenti i sapo zgjedhur i Shqiperise. Me pas kam patur kenaqesine e veçante te pres mikun tone te madh dhe zonjen Barbara Bush dy here ne Shqiperi ne vizitat e tij miqesore si ish president i SHBA si dhe te pritem prej tyre me bujari dhe perzemerisisht ne nje vizite private se bashku me Lilin ne shtepine e tyre ne Huston, Teksas.

Me kete rast shpreh ngushellimet e mia me te ndjera Presidentit George W Bush dhe te gjthe familjes se madhe Bush, autoriteteve dhe kombit te madh amerikan dhe i lutem Zotit se bashke me t’a qe shpirti i ish presidentit Bush, mikut tim te madh dhe te kombit shqiptar, heroit te lirise se kombit amerikan dhe mbare njerezimit, te prehet ne paqe!

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qoku: 01/12/2018 18:25

    mo sali berisha o hundshqiponj o burr i maleve me ta pifsha dolline

    Përgjigju
  • Bush: 01/12/2018 17:02

    ti mikun me te mire qe ke humbur kishje sllobodan millosheviçin o fytyre shtrembur

    Përgjigju
  • Fraiku: 01/12/2018 14:56

    E priti Bushi ne shtepine e bardhe kete gjakprishur te pabese por ky nuk e priti ne Vlore ne jahtin e tij se tha kam pune. Te nesermen priti Pitkinin, mbas nje muaji u be '97!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen