VIDEO/Kur PD vidhte votat live (dhe s'kish nevojë për përgjime)

Vjedhja e votës në Shqipëri nuk është një çudi e dekadës së dytë të shekullit të XXI. Ajo nis të bëhet fenomen kryesisht pas vitit 1997 e në vijim. Shumë ngjarje të tilla elektorale nuk harrohen lehtë nga shqiptarët, e aq më tepër kur ato janë bërë haptazi, në syrin e gjithë botës, drejtpërdrejtë në ekranet televizive. Maj 2011, Lulzim Basha kundër Edi Ramës për bashkinë e Tiranës.

Ky i fundit e fitoi kryeqytetin me dhjetë vota më shumë, por PD kërkoi hapjen e kutive ku dyshohej se “ishte bërë numërim gabim”. Këtu nisi gjithçka, numërim në KQZ, i transmetuar nga të gjitha mediat, dhe rezultati ishte kthim i vullnetit të qytetarëve, duke i dhënë bashkinë Lulzim Bashës.

Ajo skenë nuk do të harrohet lehtë nga shqiptarët, por në një kohë kur janë publikuar përgjimet e Bild, që japin indicie për blerje vote, rikthimi në kujtesë (me shkrim dhe pamje) i numërimit të votave në 2011, tregojnë se dikur vota vidhej, direkt në transmetim televiziv, pa pasur nevojë për përgjime.

Arben Ristani, ka qenë kryetar o KQZ

Eridian Salianji dhe Genc Gjonçaj, përfaqësues të PS

Idajet Beqiri: përfaqsues i PK që mori mbi 1300 vota

Dialogu i anëtarëve të KQZ, maj 2011:

Arben Ristani: Po tani, shqip flasim e turçe merremi vesh. Shkruan nga pas flet e kontestuar se ka…ka vullnet nga populli ka shkrujt ky, po…punë për të…

Idajet Beqiri: Ore, ju gjetët një votë, ku vajti njëra…se thotë dy, janë dy aty

Arben Ristani: Ta gjejmë së bashku. Ne një gjetëm…

Idajet Beqiri: Po gjetët një, po kush e mori atë tjetrën..Se ju gjeni vetëm të Lul Bashës, po do gjetur dhe tjetra

Arben Ristani: Ta gjejmë bashkë…

Eridian Salianji (PS): Po ti kishit ditur këto të paktën më përpara, të ndërronit kutitë, të sillnit ndonjë tjetër…

Arben Ristani: Atëherë kjo çështje që nga ky moment është në rendin e ditës dhe duhet të marrë një zgjidhje…

Genc Gjonçaj: ore ti mund të bësh ca të duash ore, eeee…ti mund të shpallësh edhe rezultat që ta gjeti ai tjetri dhe jo rezultatin e popullit eeee…

Arben Ristani: Ka votu populli I shkretë ore…

Eridian Salianji: Me leje, mund të kontestoj unë?

Arben Ristani: Po po, vazhdoni kontestoni…

Idajet Beqiri: Në procesverbal thuhet se janë katër, këtu janë gjetur pesë tani…nga doli kjo e pesta…

Arben Ristani: Ja që doli e pesta…Gjendja e faktit aq doli…Po ca rëndësie ka, katër, pesë…ne I hapim, I gjejmë, I numërojmë, I fusim prapë Brenda…aty I ke, si merr njeri…

Idajet Beqiri: Ore kush I shtoi, se janë shtuar rrugës

Arben Ristani: Po Perëndia mbase…

Idajet Beqiri: Po lëre Perëndinë

Arben Ristani: Po lëre se gjynaf, ata njerëz kanë votuar…tia cojmë votën atje ku e kanë nisur

Eridian Salianji: Çoje në bazë të ligjit, jo sic e do ti…

Arben Ristani: Po pse o burr I dheut…se siu vodhën popullit o burrë…Kanë votuar populli I shkretë…

Genc Gjoncaj: Ju nuk e keni merakun të coni votën e qytetarit atje ku duhet, nuk është ky meraku juaj.Meraku juaj është si të rregulloni numrat e atij që nuk ka fituar.

Eridian Salianji: Kjo kuti, mos, mos, mos…një second ore ti djali

Arben Ristani: Vazhdo ti vazhdo me procedurën…Shprehu të lutem ti tjetri

Eridian Salianji: Një second or ti ooooo

Arben Ristani: Vetëm po deshe mos e trash zërin se na tremb o burrë…

Eridian Salianji: Ti je I trembur, kështu ke hyrë që në mëngjes sot këtu…stë tremb dot unë…

Genc Gjoncaj: Nuk dini të bëni deklarata juve …

Arben Ristani: Vazhdojmë me rendin e ditës diskutimet në tavolinë…jo nuk ta jap fjalën…Merre pak kutinë të lutem, ik andej, ik andej…të lutem, largoje atë qerosin (Eridian Salianji) që andej…(fillon sherri)…o djema, largojini pak këta djemtë…largojini këta djemtë…/ Real Story

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 23/06/2019 14:13

    Mire do ishe tevidhnin votat se nuk do kishim diktatore ne krye

    Përgjigju
  • Moni: 23/06/2019 14:04

    Behet fenomen pas 1997 e ne vazhdim? Ore artikullshkrues, ku ke qene ne 1996 ti? Se nqs nuk e mban mend, kutite e zonave me nga 800 votues u gjeten me nga 1200 vota brenda. Nuk po flas ketu, per rrahjet, kercenimet , dhe manipulimet e listave zgjedhore. Dhe parregullsi ka patur dhe ne 22 Mars 1992, packa se PPSH kishte vendosur te linte pushtetin dhe nuk u ndje fare per votat qe i vodhen. Vjedhja e votave e ka emrin Sali Berisha. Ai e ndau mendjen pas referendumit te 1994 qe populli nuk e donte, dhe e vetmja menyre per te ndenjur ne pushtet ishte permes vjedhjes se votes. Ndersa blerjen e votes e futi ne mode Ilir Meta, sepse eshte me pa zhurme se metodat e nazistit Berisha.

    Përgjigju
  • Bedri: 23/06/2019 14:02

    Ore po nxirrini keto ti shohin njerezit se ketu bertasin mediat se nuk kane liri po vetem Rama dhe qeveria shahet me liber shpie. Kush ben presion mediave ketu nuk po e marrim vesh. Po duhet te permenden kwto te gjitha qw njerezit te jene te qarte se kush eshte kush. JU LUTEM

    Përgjigju
  • KASAPI DERRAVE REXHEP LEKA [ KEPI ]: 23/06/2019 13:57

    Shikoni se çfar store arben ristani pijanec sot është më i devotshmi i pd e dje ishte asnjëanës. E ky pijanec i vidhte votat me bekimin e lyl kriminel hajdutit. E sot lyli ankohet për drejtësi. Me një fjal lylit ujkut pa dhom i kan trubulluar uin. E sot luli gërthet kapeni hajdutin kapeni kur lyli është SUPER HSJDUT KRIMINEL.

    Përgjigju
    • Labi: 23/06/2019 14:30

      Arben Ristani ne qofte se ka drejtesi,per ato we ka bere duhet te shkoje pas hekurave.Ai mori me wafe dhe Lulush Karabushin.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja