Dje u nda nga jeta presidenti i 39-të i SHBA-së, Jimy Carter. Por, pak e dinë që demokrati që jetoi 100 vjeç e dy muaj, ka qenë profili i parë më i lartë politik amerikan që ka vizituar Shqipërinë duke lënë pas madje edhe sekretarin e shtetit James Becker më 22 qershor 1991. Më 31 gusht 1993 Jimmy Carter mbërriti në Tiranë i ftuar nga presidenti i Republikës Sali Berisha dhe qendroi në kryeqytetin shqiptar për disa ditë. Ndonëse me statusin e ish-presidentit dhe i shoqëruar nga ish-Zonja e Parë Rosalynn Carter, prezenca e tij në Shqipëri merrte rëndësi të madhe. Aktiviteti i Carter për mbrojtjen e të drejtve të njeriut futi në agjendë edhe shqiptarët e Kosovës dhe kjo ishte edhe arsyeja kryesore e vizitës së tij.
Jimmy Carter kishte një përvojë të jashtëzakonshme në zgjidhjen e konflikteve në botë. Ai ishte negociatori dhe autori i zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit dhe Egjiptit në vitin 1979 duke arritur një marrëveshje historike dhe për këtë u nderua me çmimin Nobel për paqen. Themelues dhe drejtues i fondacionit “Carter”, ish-presidenti amerikan ndërmori nismën për mbrojtjen dhe ndihmën për shqiptarët në Jugosllavi.
Më parë, në SHBA, ai kishte organizuar më parë takime dhe seminare të posaçme për shqiptarët e Jugosllavisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Gazeta “Zeri i Popullit” e Partisë Socialiste shkruante mes të tjerave në numrin e 2 shtatorit 1993:
“Në këtë kuadër, shqiptarët në të dy anët e kufirit në personin e Jimmy Carter shikojnë mbrojtësin e të drjetave dhe lirive të njeriut dhe si e tillë shihin edhe mikun e tyre dhe e përshëndesin ardhjen e tij në Shqipëri. Ata do të shpresojnë dhe urojnë që vizita e tij në Shqipëri të ndikojë në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi dhe uljen e negocidit serb.”