Kur Rama ia kalon edhe Micotaqis!

Kur Rama ia kalon edhe Micotaqis!

Edi Rama

Në udhëtimin e tij në Athinë Rama doli përtej pritshmërive të skeptikëve. Jo vetëm që preku të gjitha temat e nxehta por kaloi edhe përtej tyre. Ligji i luftës, çështja çame, marrëdhëniet dypalëshe dhe statusi i emigrantëve tanë aty, ishin ndër më kryesoret. Në një orë e pak fjalim, ai tha ato që aq shpesh i themi veç e veç por këtë radhë në mes të Athinës ai iu tha diçka të pathënë më parë, atë që prej vitesh emigracioni dikur i përbuzur shqiptar, ishte i etur ta dëgjonte: Ju nuk jeni më shërbëtorë por zotër në këtë vend. Ishte një krenari kombëtare që politika servile e Tiranës nuk ka guxuar ta thotë në 33 vite as në kafene. Jo vetëm kaq, por nëse këtë do ta thoshte Micotaqis në Dropull, kjo do t’i tërbonte shqiptarët, megjithëse grekët e Dropullit kanë shekuj në ato toka dhe shtëpi.

Kjo fjali, më shumë se e drejta e votës së emigracionit që është një kauzë e opozitës që nuk gjen kauzë; më shumë sesa zgjidhje e problemit të dokumenteve; më shumë sesa zgjidhja e çështjes çame apo ligjit të luftës, ishte si shprehja e një trajneri që ka në ekipin e tij yje të cilët duhet vetëm të motivohen që të shkëlqejnë.

Shumë shqiptarë sot në Greqi kanë bizneset e tyre dhe janë motor për ekonominë greke. Kanë blerë shtëpi të para e të dyta dhe pjesa dërmuese e tyre kanë harmoni me grekët. Vetë grekët e mençur, në kushtet e plakjes së popullsisë dhe ardhjes së emigrantëve të pakualifikuar e dembelë nga Filipinet apo Bangladeshi, kanë kuptuar se çfarë fati ishte emigracioni shqiptar i viteve ‘90-të dhe çfarë humbje do të ishte largimi i tyre nga Greqia. Ndaj fraza e Ramës nuk shkaktoi krizë diplomatike. Kjo edhe për faktin se nuk kishte asgjë shoviniste dhe pretendim territorial.

Por ai fjalim natyrisht që ishte një nxitje për të gjitha palët që të shikojnë njëri-tjetrin në një optikë të re. Kur të dy popujt kanë probleme me plakjen e popullsisë; me globalizmin që po i zbraz nga fuqia e kualifikuar intelektuale dhe punëtore; me qënien të vegjël në një botë ku tashmë edhe shtetet me nga 50 e 60 milionë si Franca, Italia apo Britania duken të vegjël; kur kemi fatin të jetojmë në një nga siujdhesat më të bukura të planetit, të shikojmë bashkëpunimin dhe grekët ta kuptojnë se ka ikur koha kur shqiptarët mund të shikoheshin si qytetarë të dorës së dytë. Përndryshe kanë ofertat gjermane dhe amerikane dhe grekëve do ju mbetet vetëm nacionalizmi bosh që praktikisht ka vdekur me Millosheviçin.

A ishte vizita e Ramës një risi?

Natyrisht që po. 20 vite më parë Gramoz Palushi vritej në Zakynthos pse gëzoi për fitoren e kombëtares shqiptare, kurse në vitin 2024 Athina u mbush me flamurë shqiptarë. Kjo është dëshmi e emancipimit të shoqërisë greke dhe e rritjes së statusit të shqiptarëve. Sikurse është një gur pas të cilit shqiptarë e grekë duhet ta shikojnë njëri-tjetrin në optikën e një bote ku ata nuk janë kërthiza e botës dhe ku vetëm bashkëpunimi dhe respekti reciprok është alternativa./ dritare.net

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 22/05/2024 14:55

    O Zoti Dritan Hila artikull brilant bravo të qoft. Je një Shqiptar i vërtet një intelektual i kalibrit Botror. Respekt, respekt i ke thën të gjitha hallall gjiri nënës. Rroft Shqipria në jet të jetve.

    Përgjigju
  • Arian: 18/05/2024 13:56

    Bravo o mik! Të lumtë! Je shumë e saktë. Normalisht, gjithkush që lexoi çfarë lexova edhe unë duhet të të thotë një fjalë të mirë ose FALEMINDERIT!

    Përgjigju
    • Noc Rroku: 20/05/2024 07:28

      Dale, dale s'kini parë gjë akoma ka thënë Nishi, pardje u shpallën Shqiptarët NON GRATA....

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat