Kur shpallet i 'çmendur' presidenti

Kur shpallet i 'çmendur' presidenti

Ilir Meta

Nuk është etike që disa nga mediat në Shqipëri, por  edhe politikanë, gazetarë dhe komentues të shumtë po e trajtojnë këto ditë ish-presidentin Ilir Meta, si “të çmendur”.

Përmes hipotezave disa kanë shkuar edhe përtej ‘diagnozës’, duke aluduar se Meta është ‘çmendur’ ngaqë mund të arrestohet së shpejti me urdhër të SPAK, nisur nga disa fakte të fundit, si ai i sekuestrimit të telefonit të bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, apo edhe i marrjes në pyetje të vjehrrës së tij, për të justifikuar pasuritë.

Ashtu sikurse akuzat e ish-kryeministrit dhe ish-kryeparlamentarit Ilir Meta, një ndër tre politikanët me më shumë pushtet në këto 30 vjet, ndaj institucioneve ligjzbatuese kushtetuese të drejtësisë nuk janë as normale dhe as etike, sepse sistemi i ri i drejtësisë gëzon sot mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe atë absolute të Perëndimit.

Në fakt në demokraci akuzat janë normale.

Ish-presidenti Donald Trump ndërkohë që vazhdon fushatën për një mandat të dytë presidencial në ShBA, është nën hetim për disa çështje nga drejtësia amerikane, ndërsa disa të tjera janë mbyllur. Kur Trump ishte president, gazeta New York Times publikoi një artikull në të cilin ngrinte dyshime të forta se kreu i shtetit nuk ishte i aftë mendërisht për të ushtruar detyrën më të lartë kushtetuese që i ishte besuar me votë nga shumica e qytetarëve amerikanë.

Artikulli jepte disa shembuj të sjelljeve të Donald Trump, të cilat i konsideronte ato anormale. Pretendohej se Trump kishte dalë dhe kishte folur jashtë kontekstit disa herë, kishte qeshur kur duhej të mbante qëndrim serioz ose kishte bërë lëvizje të pakontrolluara në publik.

Duke e fshehur qëllimin e vërtetë të artikullit dhe emrin e Trump, gazeta amerikane kishte intervistuar një mjek psikiatër dhe e kishte pyetur mbi mundësinë që dikush me të tilla simptoma të ishte pacient i tij. Mjeku pa u vënë në dijeni se për cilin “pacient” bëhej fjalë, nga ‘simptomat’ kishte shprehur siguri të plotë. Kaq mjaftoi që Trump të shpallej publikisht “i çmendur”.

Pas publikimit të artikullit New York Times përfundoi në gjyq nga ish-presidenti Donald Trump. Gjyqtari e pyeti avokatin që po mbronte çështjen e tij, nëse kishte prova që të vërtetonte të kundërtën, pra, që presidenti amerikan nuk ishte “i çmendur”.  

Trump shkoi dhe u vizitua në spital dhe rezultati mbi shëndetin e tij mendor, që rrëzonte pretendimet e gazetës, iu dorëzua gjykatës. Më tej gjykata urdhëroi avokatin që presidenti të publikonte konfirmimin e ekspertëve të shëndetit mendor në rrjetet sociale, me qëllimin që publiku të njihej me të vërtetën e tij.

Gazeta New York Times u urdhërua të përgënjeshtronte artikullin dhe të publikonte krahas përgënjeshtrimit edhe rezultatin e siguruar të vizitës mjekësore nga presidenti amerikan, në spitalin psikiatrik. Me kaq çështja u mbyll.

Historia e ish-presidentit amerikan vlen për të kujtuar rëndësinë që ka sistemi i drejtësisë në një shtet dhe vend normal. Në fakt ajo që ka ndodhur me drejtësinë në Shqipëri është konsideruar nga faktori ndërkombëtar një çmenduri e vërtetë. Dhe pas ndërhyrjes së tyre u miratua Reforma në Drejtësi.

Falë SHBA-ve, kur Meta ishte kryeparlamentar, reforma u miratua fiks në kohën kur edhe Trump ishte president dhe ndaj këtij të fundit ngriheshin dyshime se ishte i çmendur, prandaj sot shumica e qytetarëve shqiptarë, përtej akuzave, shpresojnë që të funksionojë drejtësia e ti jepet fund një herë e mirë historisë së kësaj marrëzie kolektive.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë