Duket qesharake por është tipik e atyre rasteve kur të tradhëtojnë nervat dhe nuk di çbën pavarësisht situatës dhe vendit ku ndodhet. Ky gazetar i SportItalia ishte duke transmetuar direkt lidhur me lëvizjet e fundit të merkatos.

Një djalë i ri iu afrua me një banane lodër dhe nisi ta ngacmonte. Gazetari reagoi disa herë duke u përpjekur ta largonte por shikoni çfarë ndodhi gjithcka doli jashtë kontrollit nga gazetari. Në studio shpërthyen të qeshurat me gazetarin.