Kelvi Kadilli njihet për natyrën e tij moskokëçarëse dhe shumë mendjehapur. Shpesh herë moderatori i njohur shpreh mendimin e tij pa pasur frikën se do të gjykohet, pasi edhe nëse do të ndodhë kjo gjë atij thjesht nuk i intereson.
Së fundmi Kelvi ka nisur pushimet e tij në ishullin grek në Mykonos. Ai ka publikuar postime të ndryshme në rrjetet sociale ku shihet duke udhëtuar drejt vendit të argëtimit.
Mirëpo gjatë rrugës është ‘zënë ngushtë’ në një moment dhe ka urinuar në një cep muri. Kelvi e ka filmuar këtë ‘proces’ dhe e ka publikuar në rrjetet scoiale. “Kurt ë kap, të kap,”- shkruan moderatori krahas videos.
Postimi i bërë nga moderatori Kelvi Kadilli
Në rregull, të gjithëve mund t’ju ndodhë kjo situatë e sikletshme, por postimin në rrjetet sociale vetëm nga Kelvi mund ta prisnim!
Moderatori Kelvi Kadilli