Kur Walker ishte gjallë shpenzoi
9000 $ për unazën e një çifti, ja pse

Kur Walker ishte gjallë shpenzoi<br />9000 $ për unazën e një çifti, ja pse
Në vitin 2004, Kyle Upham dhe i fejuari, tani burri, Kristen ishin duke parë për një unazë diamanti tek një nga argjendaritë në Santa Barbara. Në atë moment ishte edhe një blerës tjetër në dyqan, por të fokusuar në kërkimin e tyre ata nuk i kushtuan vëmendje.
 
Shitësi u tregoi disa versione të unazave Kyle dhe Kristen, por çifti u shpreh se nuk mund ta përballonin një blerje të tillë. Ata vijuan bisedën dhe pikërisht ai ishte momenti kur kuptuan se klienti i vetëm në dyqan ishte Paul Walker.
 
Kyle i tregoi aktorit se ai ishte në ushtri dhe së shpejti duhet të shkonte në Irak për herë të dytë, por para se të bënte këtë donte të avanconte lidhjen dhe t’i blinte të fejuarës unzazën e martesës.
 
Kristen kujton se fytyra e Paul u transformua kur dëgjoi se Kyle ishte ushtar. Atë ditë çifti u largua nga argjendaria pa blerë dot asgjë.
 
Por shumë shpejt ata morën një telefonatë nga dyqani. Një unazë që kushtonte 9000 $ ishte blerë për ta nga një person që dëshironte të mbetej anonim. Kjo mbeti e fshehtë deri në vitin 2013 kur Paul Walker ndërroi  jetë. Irene King, një ish punëtor i dyqanit tregoi historinë.
 
Sipas Irene, Paul bleu unzën për çiftin dhe ishte shumë i mërzitur që një ushtar që rrezikon jetën nuk kishte mundësinë t’i blinte të fejuarës unazën e martesës. Për Kristen ky është akti më bujar që dikush ka bërë për të. “Kur unaza të trashëgohet nga brezi në brez, do të ketë gjithmonë një histori për të treguar”, tha ajo.

paul walker

paul walker

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit

Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit