Kura me sodë, shkaktoi vdekjen
edhe të 3 të sëmurëve me kance
Tullio Simoncini ka qenë në qendër të kronikës por dhe të medias italiane për kurat e tij dhe bindjen se kanceri nuk është tjetër veçse një kërpudhe dhe mund të kurohet me sodë buke.
ROME- Tullio Simoncini ka qenë në qendër të kronikës por dhe të medias italiane për kurat e tij dhe bindjen se kanceri nuk është tjetër veçse një kërpudhe dhe mund të kurohet me sodë buke.
Simoncini eshte nje ish mjek , i perjashtuar nga urdhri i mjekeve , i denuar per mashtrim . Cështja e ish mjekut të përjashtuar nga Urdhri i Mjekut dhe I dënuar për mashtrim është denoncuar dhe nga "Striscia la notizia". Trajtimi I tij me sodë buke që ai u bënte pacientëve duke pretenduar se I shëronte kancerin.
Rasti i parë që përfundoi tek prokurori Giuseppe Andruzzi është ai i Massimo Civetta, një nga ideatorët e Radio Globo, i cili pas një kalvari të gjatë spitalesh dhe në një fazë të rënduar të sëmundjes iu drejtua Tullio Simoncinit i cili në këmbim të 400 eurove tentoi mrekullinë me një injeksion me bazë sode buke, përzier me ujë që shpoi masën kancerogjene. Po atë mbrëmje të 8 gushtit 2002 vdiq me zorrën e carë dhe dhimbje të tmerrshme. Megjithatë avokati mbrojtës I Simonçinit mbrojti tezën se dhimbjet dhe dëmtimet e zorrës tek i riu nuk ishin shkaktuar nga soda, pasi atij i kishin mbetur shumë pak ditë jetë pasi kishte hemoragji që prej 6 shkurtit.
Më pas raportohen dhe për dy viktima të tjera, Maria Grazia Canegrati nga Milano, e vdekur më 1 mars të vitit 2002 dhe Grazia Cicciari nga Milazzo e cila vdiq më 15 nëntor po të atij viti nga tumori në mushkëri.
Rastet "ndihmuan" Simoncinin t'i shpëtonte një akuze për vrasje me qëllim , pasi kolegji i avokatëve mbrojti tezën se nuk mund të provohej se vdekja ishte shkaktuar nga kura, por gjithsesi gjykatësi e dënoi për mashtrim të rëndë pasi secila prej viktimave kishte shpenzuar rreth 7500 euro për një koktejl të kotë sode dhe uji. Simoncini i shtronte pacientet ne kliniken "Madonna della fiducia" ne Appio. Duke ardhur tek odisea e Luca Olivotto, 27 vjecari që mbëriti në Tiranë me shpresën për të kuruar sëmundjen e tij e që vdiq në krahët e të atit ne spitalin "Nene Tereza".
Edhe në Hollandë Simoncini, para disa vitesh, Simonçini tentoi të kuronte gra me kancer në vezore duke qenë se u trasferua atje pas përjashtimit nga urdhri i Mjekut në Itali.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.2%
-
Të gabuar
56.7%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 120
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Trump urdhëron deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve për eliminimin e ish-presidentit Kennedy dhe Martin Luther King
23 Janar, 22:02
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon përkohësisht urdhrin e Presidentit
23 Janar, 21:40
-
Marrëveshje PS-PD/ Kreshnik Spahiu: E harruan qeverinë teknike dhe mosbindjen civile! Teatër i dy aktorëve komikë
23 Janar, 21:20
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Thoma Gëllçi: Sherrin nuk e gjeta mes jush. Atë ua solla unë!
23 Janar, 20:41
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
Fushë-Arrëz/ 62-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Fan, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht (EMRI)
23 Janar, 20:20
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06