Kurban Bajrami/ Meta uron besimtarët myslimanë: Mirësi, solidaritet e dashuri në çdo familje

Kurban Bajrami/ Meta uron besimtarët myslimanë: Mirësi, solidaritet e dashuri në çdo familje

Ilir Meta, Presidenti i vendit

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar me anë të një mesazhi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Meta shpreh urimet e tij për këtë festë, ku mes të tjerash thotë se kjo festë thekson besimin ndaj vlerave fetare e njerëzore.

Mesazhi i plotë i Metës:

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!
Dita e shenjtë e Kurban Bajramit na kujton ripërtëritjen e ndjenjave të besimit, të devotshmërisë, të thjeshtësisë e të përuljes para të Plotfuqishmit.
Kjo ditë feste e bashkimi, simbol i sakrificës sublime, thekson besimin e patjetërsueshëm ndaj vlerave më të mira fetare e njerëzore, duke na ftuar të ndajmë begatinë tonë me më të vobektit, me më të pafatët dhe me ata që gjenden në nevojë.
Mbi gjithçka kjo Festë përjetëson e vërteton harmoninë dhe bashkëjetesën fetare proverbiale, që e ka karakterizuar kombin tonë prej shekujsh.

Në këtë ditë të shenjtë dëshiroj të uroj besimtarët myslimanë shqiptarë kudo ndodhen:

Gëzuar dhe përshumëvjet Festën e Kurban Bajramit!

Ju uroj nga zemra sa më shumë mirësi, solidaritet, mirëkuptim e dashuri në familjet tuaja si dhe mes njëri-tjetrit, të gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë!
Sa më tepër paqe, tolerancë, mirëbesim e begati!
Zoti i ndihmoftë shqiptarët dhe Shqipërinë për jetë të jetëve!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump