Kurban Bajrami, Veliaj leksion politikanëve: Në shtator mos u ktheni vetëm për sherre

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sot me rastin e festës së Kurban Bajramit, zgjodhi të japë edhe një mesazh politik. Ai tha se politikanët duhet të jenë njësoj si në raste festash edhe në ditë pune, duke mos e fshehur frikën që në shtator do të ketë edhe nga ata që do kthehen në politikë për sherre e jo për punë.

“Nuk jam naiv e di që mrekullitë rrallë ndodhin. E di që ka nga ata duan sherr, por pyetja ime është si do kthehemi në shtator? Për të lënduar apo shëruar? Për t’i vënë stërkëmbëshin apo për t’i dhënë dorën njëri-tjetrit. Duhet të mendojmë të gjithë njësoj për të mirën e vendit. Sa rikthehet sherri dhe rrëmuja jemi të parët për t’i vënë benzinë zjarrit. Unë them që  siç jemi në festa të jemi edhe në ditë pune",- tha ai.

Në krahë të myftiut të Tiranës, Ylli Gurra Veliaj tha se Bashkia do shpërndajë sërisht sot ushqim falas në mensën numër 6 të kryeqytetit.

Ndër të tjera ai shtoi se ishte i lumtur me ecurinë e punimeve në xhaminë e Namazgjasë, e cila mbaron vitin tjetër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton