KURBIN – Një i ri 18-vjeçar u gjet i vdekur nën rrënojat e uzinës së superfosfatit ne Lac. Policia tha se viktima është Gjin Gjini 18 vjec. Policia tha se viktima është gjetur rreth orës 11:00 nën rrënojat e uzinës. Dyshohet se ai është zënë poshtë nga hekurat, që mblidhte për skrap.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por trupi i 18 vjecarit ende nuk është nxjerrë nga rrënojat, pasi nevojitet ndërhyrja e fadromave. Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
Fillimisht nga korrespondenti ynë në Lezhë Julian Hila na u raportua se kishim të bënim me një fëmijë 10 vjeçar të vdekur, por më pas pasi policia shkoi në vendngjarje dhe u bë verifikimi u konstatua se viktima ishte një djalë i ri i moshës 18 vjeçare.
Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com