Policia e Lezhës zbardh ngjarjen e një ditë më parë ku mbeti i vrarë 20 vjeçari, Ervis Zyba. Sipas policisë, Zyba u vra për shkak të një konflikti prej rreth një viti që kishte shoku i tij me të cilin ishte në lokal natën që i mori jetën. Pas hetimeve policia ka prangosur dy të rinj dhe janë shpallur në kërim dy të tjerë të akuzuar 

Nga hetimet rezultoi se Xhevahir Lika dhe Elgert Cara ishin të përfshirë në një konflikt për motive të dobëta që para rreth nje viti. Ndërkohë që viktima ishte shok me Xhevahir Likën, natën e krimit kishte vendosur të kalonte disa orë në lokal “Qershia” në lagjen Nr.6 Kurbin.

Pas rreth katër orësh nën shoqërinë e muzikës live, Lika së bashku me viktimën kanë dalë nga lokali rreth orës 01:30 dhe kanë marrë makinë e tyre Mercedez Benz me targa AA898MR.

makina

Këtu ka nisur gjithcka. Pranë mjetit janë afruar Elgert Cara dhe Dorjan Cara , të cilët janë konfliktuar me Xhevahir Likën e në debat e sipër janë përplasur me armë zjarri pasi të dy palët ishin të armatosur.

Elgert Cara ka qëlluar me armë automatik, ndërsa Dorjan Cara ka qëlluar me pistoletë në drejtim të mjetit ku ishin Xhevahir Lika dhe viktima Ervis Zyba.

Në këto moment Lika është kundërpërgjigjur dhe nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë Ervis  Zyba, 20 vjeç, lindur dhe banues në Gjorme të Bashkisë  Kurbin.
 
Policia për këtë ngajrje ka vënë në pranga Xhevahir  Likën,  21 vjeç, për veprën penale " Prodhim dhe mbajtje pa leje te armëve luftarake e municionit "

Drilon Lekën  27 vjeç pronarin e lokalit  për veprën penale "Moskallëzim krimi"

Dhe ka shpallur në kërkim Elgert Carën,  19 vjeç, banues në Zheje  - Kurbin si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim" dhe " Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit"

Si dhe Dorjan Carën,  25 vjeç, banues në Zheje - Kurbin si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim" dhe " Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit"  

Dorjan Cara
(Dorjan Cara)

Elgert Cara
(Elgert Cara)

Redaksia online
(S.m/shqiptarja,com)