KURBIN - Gjuetia e paligjshme e peshkut me mjete shpërhyese i ka marrë jetën një 60-vjeçari në Kurbin. Rrap Dukës, banor i fshatit Gurzi, i ka shpërthyer eksplozivi në dorë e si rrjedhim ka gjetur vdekjen duke peshkuar në lumin Mat. Gjuetia me eksploziv është një dukuri e përhapur prej vitesh në vend dhe pavarësisht masave të marra nga policia, ajo nuk është ndaluar asnjëherë plotësisht. Gjuetia me eksploziv ka vazhduar krahas metodës tjetër të paligjshme, peshkimit me energji elektrike, duke çuar në pakësimin e peshkut.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)