KURBIN - Familja e tyre përbehet nga 10 anëtarë por fati i detyron të jetojnë të gjithë së bashku në një dhomë 4 me 3. Personazhet e kësaj historie, nuk janë të poemave te mjerimit të Migjenit, por janë pjestarët e familjes së, Asllan Mallkuçit, në Mamurras të Kurbinit.
Papunësia dhe skamja prej vitesh janë ulur këmbëkryq në vatrën e kësaj familje, 10 anëtarët e së cilës jetojnë vetëm më një përkrahje sociale, e cila nuk mjafton as për thasë mielli.
Shtatë fëmijët e kësaj familje, ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre diten nuk nisin në bankat e shkollës, por kazanët e plehrave ku mbledhin metale për shitur për skrap më qëllim për të ndihmuar familjen.
Pamjet e fokusuara nga kamera e televizonit A1 Report nuk kanë nevojë për koment, teksa japin panoramën e trishtë në strehën e familjes Mallkuçi.
Zonja e shtëpisë Hatija, teksa shprehet se prej vitesh është e papunë ka një apel për këdo që mundet ta ndihmojë.
"Më në hall se unë dhe jetes që bëjmë nuk është askush. Ne jetojmë 10 vetë në një dhomë 4 me 3. As kam ku të rri, as kam ku të fle, erdhi dimri do të vdes fare, burrin e kam në spital, djalin e kam të sëmurë, vetë jam e sëmurë, e vjetër jam dhe s’di nga të ia mbaj fare. Kam edhe dy goca të vogla që i mbaj unë." shprehet
Sakaq pjesë familjes është edhe kunata e saj, Sanija, e cila gjithashtu apelon për ndihmë. Kryfamiljari Asllan Mallkuçi prej ditësh ndodhet i shtruar në spital për shkak të probleme shëndetësore.
Ndërkohë A1 Report largohet nga kjo banesë më shpresën se dikush do e gjejë mundësinë ti vijë në ndihmë kësaj familje.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO