KURBIN-Arrestohet një 42-vjeçar me rrezikshmëri të lartë i kërkuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Gjatë operacionit policor në masë të fortë sigurie të koduar "Mamurrasi" u bë e mundur kapja e Bardhok Ndokës banues në Kurbin bazuar në informacionet e marra nga banorët.
Në datën 29 prill të këtij viti në Mamurras, në bashkëpunim me një person tjetër, ai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip "BMË", me drejtues K. (N.). Sh. Ngjarja ishte pa pasoja dhe 42-vjeçari arriti të arratiset nga vendi i ngjarjes.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Sipas policisë, materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.