Kurbin- Fermerët mblidhen tek ulliri dy mijëvjeçar: Po nuk na ndihmoi shteti nuk kemi çfarë të bëjmë

KURBIN- Kultivuesit e Ullirit u mblodhën në Gjorm të Kurbinit në një panair që organizohet për herë të parë në këtë zone, e cila është e njohur për prodhimin e ullirit. Aktiviteti me titull "Ulliri i Gjormit" u organizua me qëllim promovimi i këtij produkti. Fermerët të cilët janë kultivues të hershem të ullirit kërkojnë mbështetje nga institucionet që merren me sektorin e bujqësisë.

“Po nuk na ndihmoi pak shteti ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Janë ullinj shekullor. Ullinj me shije të veçantë. Njihen edhe me agroteknikë", thonë fermerët.

Në këtë panair u ekspozuan edhe produkte tradicionale të zonës, duke tërhequr dhe vëmendjen e vizitoreve të cilët vlerësuan maksimalisht këtë veprimtari.

“Në Gjorm kam ardhur, por një panair të tillë nuk e kam parë. Vendi shumë i bukur. Provova shumë gjëra jo vetëm djathin, por edhe e shijova. Shpenzojmë që të ketë sa më shumë aktivitete të tilla që banorët të promovojnë produktet, por edhe të kenë mundësi tregu”, thotë një vizitore

Ky panair u organizua pikërisht në vendin ku ndodhet ulliri 2 mijë vjeçar që vijon të jetë në prodhim, duke u konsideruar si ndër më të vjetrit në Ballkan.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 17/11/2019 00:15

    Ulliri eshte jete. Ruajini ullinjte si sytë e ballit! Dru i shenjtë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja