Gjatë ditës së sotme janë gjetur një kafkë dhe eshtrat e një njeriu në afërsi të Fushë Kuqes në Kurbin. Nuk dihet ende se të kujt janë eshtrat, ndërsa janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer ekzaminimet shkencore. Pas marrjes së një pjese të eshtrave, Mjekësia Ligjore pjesën tjetër e ka lënë sërish në vendin ku u gjetën duke treguar papërgjegjshmëri.
Report Tv ka qenë në vendin ku janë gjetur eshtrat e një njeriut pranë zonës së Fushë kuqes, ku nga pamjet dallohen një pjesë e kockave që kanë mbetur aty.
Eshtrat janë gjetur mes disa ferrave, të cilave u është vënë flaka 10 ditë më parë. Ka qenë era e rëndë që vinte nga zona që ka bërë që banorët e zonës të gjejnë eshtrat 30 metra larg rrugës kryesore në Fushë Kuqe.
Nuk dihet se të kujt janë eshtra, ndërsa Prokuroria e Kurbinit ka nisur hetimet për identifikimin e eshtrave por edhe hapjen e dosjeve për personat që rezultojnë të humbur.

Kafka e gjetur
Report Tv ka siguruar foton e kafkës së gjetur mes shkurreve në fushë Kuqe nga banorët e zonës.
Eshtrat e gjetura
Report Tv ka qenë në vendin ku janë gjetur eshtrat e një njeriut pranë zonë së Fushë kuqes, ku nga pamjet dallohen një pjesë e kockave që kanë mbetur aty. Mjekësia ligjore pasi ka marrë një pjesë të eshtrave, pjesën tjetër e ka lënë sërish në zonën ku u gjetën.
-
Po eshtrat e tjera kujt ja lane keta te paafte,qenve te rruges,apo egersirave te pyllit?!S.d.q nje rekomandim:Mos beni kerkime vetem per personat e humbur,ky mund te jete dhe ndonje emigrant i paligjshem qe synon Evropen dhe pavaresisht se zona eshte djegur para disa ditesh,a bene ndonje kontroll te imtesishem ne vendngjarje policia dhe kriminalistet per ndonje send tjeter qe i perket viktimes,qe mund te kete shpetuar nga zjarri,ose djegur pjeserisht,por qe mund te ndihmoje ne identifikim,qofte dhe nje komce rrobash,apo pafte rripi,etj?
Përgjigju -
Ca skandali, nje pune su be tamam ne ket vend!
Përgjigju -
pytni Ervis Martinaj me grupin e vet DON PERSKURA dhe ELI LEKA
Përgjigju -
Mjekesia ligjore mer mostra po le disa ne vend?! Skandal!
Përgjigju -
Puna me mik e shkaterron kete vend. Shtet kot qe mban me taksat tona te paaftet ne pune.
Përgjigju









Komente
Komento