Baba dhe bir, kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.Gjonaj, duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Dyshohet se viktima trafikonte lëndë narkotike.

I.Marku së bashku me babanë e tij 69-vjeçar me inicaile N.M., për motive banale janë konfliktuar me shtetasin E.Gjonaj, dhe e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Policia e Kurbinit ka ndërhyrë në ngjarje, duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti. Dy shtetasit, me të dhëna: Ilir Marku, 34 vjeç, banues në Kurbin dhe Ernest Gjonaj, 37 vjeç, banues në Kurbin, janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kurbinit.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E.Gjonaj, Policia gjeti dhe sekuestroi një qese me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet proçeduriale i kanë kaluar Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit E.Gjonaj për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. 

Ndërsa në ngarkim të shtetasëve I.Marku dhe N.M., për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nent 89 dhe 25 të Kodit Penal.

 

d.gj/Shqiptarja.com