Prindër të 10 fëmijëve/ Gruaja godet me sqepar në kokë burrin, dërgohet rëndë te Trauma! Vetëdorëzohet në polici (VIDEO)

KURBIN- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kurbin, ku një grua ka goditur me sqepar në kokë bashkëshortin. Akti i rëndë ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit brenda banesës së çiftit Deda në fshatin Sanxhak.

Sipas të dhënave Drane Deda, 58-vjeçe ka goditur me sqepar në kokë bashkëshortin e saj Llesh Deda 61-vjeç. Ky u fundit ka marrë plagë serioze dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në urgjencën e Laçit është dërguar në spitalin e Traumes në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Në momentin e ngjarjes çifti i bashkëshortëve të cilët janë prindër të 10 fëmijëve kanë qenë të vetëm në banese dhe dyshohet se para ngjarjes kanë debatuar me njëri tjetrin, pasi dyshohet se burri e kishte dhunuar gruan. Menjëhere pasi ka kryer aktin e rëndë 58-vjeçarja është vetëdorëzuar në polici, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Sipas burimeve 61-vjeçari ishte përdorues alkoli dhe çifti i bashkëshorteve kanë patur konflikte të vazhdueshme, por nuk ka pasur denoncime të mëparshme në polici për dhunë në familje.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leli: 06/11/2020 13:41

    Kur fryhen burrat kush jam une mir ua bejne grat qe ua bejne trupin per qep e krip. Mos e mani zonjen ne pollici.

    Përgjigju
    • Agjenti: 14/11/2020 07:36

      Po jari po pill 10 kalamaj e dil thuj skam leke ti ushqej. Ktyre duhet tu japesh Pako me prezervative ne vend te ushqimeve

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kamala Harris sulmon Trumpin: Mashtrues, grabitqar seksual! Media: Ka delegatë të mjaftueshëm për nominim

Kamala Harris sulmon Trumpin: Mashtrues, grabitqar seksual! Media: Ka delegatë të mjaftueshëm për nominim