Një 21-vjecar nga Kurbini është vënë në pranga, pasi ka qëlluar me armë në ajër.
Policia e Lezhës bën me dije se është arrestuar 21-vjeçari me iniciale K. V., banues në Laç, Kurbin.
I riu ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është gjetur një armë zjarri automatik dhe 5 fishekë.
Njoftimi i policisë:
Kurbin
Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Sekuestrohet një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K. V., 21 vjeç ,banues në Laç, Kurbin.
Ky shtetas, në lagjen nr. 5, Laç, Kurbin, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 1 armë zjarri automatik P.M.SH dhe 5 fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".
Komente












Shyqyr me ne fund, 30 vjet as qe mund të imagjinohej se policia mund të arrestonte dije pse gjuajti në ajer. Shyqyr më në fund!
Përgjigju