Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Kurbin, pasi akuzohet se ka kanosur një familje. Mësohet se në pranga ka rënë Daniel Gjeloshi, i cili për motive të dobëta ka kanosur personat me inicialet P. N. dhe V. N., bashkëshortë, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri automatik, në afërsi të banesës së tyre.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit automatik me një krehër me 24 fishekë, me të cilën i riu ka qëlluar në ajër.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.