Policia e Kurbinit ka parandaluar një vrasje ku dy komshinj u konfliktuan me njëri-tjetrin në zonën e Adriatikut.
 
Sipas të dhënave të policisë,  pas ndërhyrjes është sekuestruar 1 armë zjarri automatik pa leje me një krehër me 30 fishekë model 56  dhe u bllokua një armë gjahu me leje.

Në pranga ka rënë Shkurt  Shkurti, 67-vjeç pasi ka kërcënuar komshiun Gj.P.  dhe familjarët  e  tij me armë gjahu, të cilën e kishte me leje ndërkohë që policia procedoi vajzën e tij L. Sh. 21 vjeçe e cila ka tentuar që të fshehë armën e zjarrit nga pjesa e oborrit të  banesës dhe e ka  hedhur në oborrin e banesës së pabanuar të komshiut, por  u konstatua nga efektivët e policisë.

arma kurbin

Ja njoftimi per shtyp i policise Laç 
Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale 
Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik pa leje me një krehër me 30 fishekë model 56  dhe bllokohet një armë gjahu me leje 
Arrestohet në flagrancë një shtetas për "Kanosje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit" 
Procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetase për  " Veprime që pengojnë  në zbulimin e të vërtetës" 
Me datë  12.06.2016, është njoftuar se fshatin Adriatik , Kurbin ka një konflikt. 
Falë vlerësimit të situates dhe mbërritjes së menjëhershme në vendngjarje, nga efektivat e Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit : 
Shkurt  Shkurti, 67 vjeç ,  banues në fshatin Adriatik në Kurbin 
Ky shtetas , gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka  kanosur shtetasin Gj.P.  dhe familjarët  e  tij me armë gjahu, të cilën e kishte me leje. 
I është  gjetur dhe bllokuar arma e gjahut,  gjithashtu ndërkohë që një pjesë e shërbimeve të  policisë po kontrollonin brenda në banesë , shtetasja L. Sh. 21 vjeçe , ka dalë  me  një armë zjarri automatik nga pjesa e oborrit të  banesës dhe e ka  hedhur këtë  armë zjarri  në oborrin e banesës së pabanuar të komshisë së tij duke tentuar ta fshehë , por  u konstatua nga efektivët e policisë.
U  gjet dhe  u  sekuestrua arma  e zjarrit  automatik dhe  30 fishekë model 56.
U arrestua në flagrancë shtetasi  Shkurt Shkurti i dyshuar për kryerjen e veprës penale " Prodhim   dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe muncionit"  dhe " Kanosje " të parashikuar nga nenet 278/2   dhe 84 të Kodit Penal.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen L.Sh. e dyshuar për kryerjen e veprës penale " Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës"  parashikuar nga neni  301 i  Kodit Penal. 
Veprimet procedurale do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)