Kurbin,nis pastrimi i plazhit të
Gotullës, s'përdorej prej 25 vitesh

Kurbin,nis pastrimi i plazhit të<br />Gotullës, s'përdorej prej 25 vitesh
Për herë të parë pas 25 vjetësh po pastrohet plazhi i Gotullës në Kurbin. Bashkia ka kontraktuar një firmë pastrimit dhe prej tre ditësh ka nisur puna për sistemimin e kësaj zone turistike e harruar, por që është një nga perlat e bregdetit të Adriatikut.

Deri tani janë larguar tonelata të shumta mbeturinash, ndërsa paralelisht po punohet dhe në plugimin e rërës. Dikur në Gotull shumë pushues gjenin aty një nga plazhet më atraktive dhe me një sipërfaqe të madhe, por që prej vitesh kjo zonë ishte kthyer në një vend depozitoim mbeturinash.

Banor të zonës thonë se po bëhet një punë mjafte  mire në pastrimin e plazhit, por që sipas tyre duhet të ndërhyhet dhe për rikonstruksionin e rrugës që kjo zonë të bëhet e vizitueshme.
 
Nuk është pastruar kurrë, që në kohë të munizimit, nuk mbahet mend historikisht, që në kohë të Ismail Qemalit, nuk mbahet mend se është pastruar ky plazh kurrë, ka qenë zonë natyrore”, tha një banor.
 
“Jem i rreth 10 peshkatarë këtu, dhe sidomos për rrugën 1, për urën 2 dhe sidomos për pisllëkun që ka qenë këtu ne kemi vuajtur gjithë kohën. Me këtë punim që kanë vazhduar këta dhe nëse vazhdojnë kështu, është diçka e mirë jo vetëm për mua por për të gjithë këtu”, tha një tjetër banor.
 
“Puna ka filluar por ishalla do rregullojnë dhe urën se po su bë ura s’është gjë”, tha një banore.
 
tani është përmirësuar se ka mbajtur dhe koha por kur të bie shi këtu nuk kalohet as me çizme, ura është në mënyrë kategorike problem”, tha një tjetër banor.
 
Vitin e kaluar në plazhin e Gotullës gjeje vetëm kafshë  dhe ndonjë peshkatar. Me ndërhyrjet që kanë nisur pritet  që plazhi i Gotullës të jetë i gati për pushuesit këtë sezon turistik.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv