Pesë persona kanë rënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas finalizimit të një operacioni të finalizuar në Kurbin. Operacioni është quajtur “Godull 2019”, ka angazhuar drejtorinë vendore, forcat operacionale të policisë dhe FNSH.
Ai u zhvillua në sajë të masave për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike përmes kontrollit periodik në zonë dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative.
Sipas burimeve të policisë rrjeti i të arrestuarve drejtohej nga shtetasi, Bledar Shala, 39 vjeç banues në Mamurras. Shala dyshohet se është shpërndarës i lëndëve të forta narkotike të llojit kokainë ndërsa mbi të arrestuarit e tjerë rëndon akuza e kultivimit të lëndëve narkotike. Ndërkohë në grupin e të arrestuarve është edhe një grua rreth 41 vjeç, me inicialet V.Z banuese në Kurbin.
Të arrestuarit
- B. Sh., 39 vjeç, banues në Mamurras
- K. K., 59 vjeç, banues në Fushë Krujë
- K. Sh., 34 vjeç, banues në Mamurras
- Gj. N., 34 vjeç, banues në Lezhë
- V. Z., 41 vjeçe, banuese në Kurbin
Sipas policisë, këtë persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatisnin terrenin për të mbjellë lëndë narkotike në Godull. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8000 kubikë ku ishin mbjellë fara kanabis sativa, 5 doza të dyshuara lëndë e fortë narkotike kokainë, 2 armë zjarri “pistoleta”, 1 armë zjarri automatik, 1 armë gjahu “shotgun”, 680 fishekë , dylbi e thikë.
Policia njofon se materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të proceduar u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim", "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" .
Komente








Këta ose jetojnë në pyll pa zbritur kurrë fushave e nuk kanë dëgjuar se policia po i dërrmon gjith baj gat e kësaj pasteje e lloji, ose nuk duan t ia dinë nqse policia I bën baj ga. Tani brënda do hanë....baj ga!
PërgjigjuHajde ferm hajde
Përgjigju