Një 37-vjeçar nga Kurbini ka tentuar të vetëvritet në banesën e tij me armë zjarri. Por i riu është mundur të ndalet, duke mbetur i plagosur. Policia e mbërritur në vendngjarje ka arrestuar 37-vjeçarin Klodian Tafa, i cili akuzohet për “armëmbajtje pa leje” dhe “shkaktim vetëvrasje”.
 
Ndërkaq materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.